e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana, ne kerkim te lavdise: Te kjo Lacio ndihem si mbret

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana, ne kerkim te lavdise: Te kjo Lacio ndihem si mbret
Lorik Cana, objekt misterioz në shtëpinë e Lacios, nuk ka shkëlqyer akoma siç pritej në momentin e blerjes së tij. Mesfushori shqiptar, i cili rikthehet titullar sërish në ndeshjet e Europa League, ka folur në konferencën për shtyp para sfidës kundër Zyrihut. “Unë ndihem vërtet mirë te Lacio, rrëfen Cana. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët, trajnerin dhe tifozët. Për mua është një eksperiencë e re, sigurisht ka nevojë për pak kohë për t’u ambientuar si duhet, por jam i duruar dhe i qetë”.

Aktualisht luan si mesfushor krahu e ndoshta kjo e ka penguar të japë më të mirën. "Në karrierën time kam luajtur gjithnjë si mesfushor qendre, u shpreh mesfushori shqiptar. Por, falë eksperiencës sime, mund të përshtatem edhe në role të tjera. Nuk e kam problem të vihem në shërbim të skuadrës dhe të trajnerit”.

Lacio renditet e dyta në Grupin D me 2 pikë, plot 7 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Sporting Lisbona (9 pikë). “Kur e shikojmë klasifikimin e grupit, jemi paksa të pakënaqur, por nëse shikojmë paraqitjet tona, jemi më të qetë, sqaron Cana. Ndoshta na mungon pak më shumë eksperiencë në nivelin ndërkombëtar. Tashmë në ka shumë kohë, duhet të hyjmë në fushë për 3 pikët dhe për fitoren”. Ndërsa në Seria A lacialët po ecin shumë mirë dhe janë shfaqur si kandidatë në luftën për titull. “Titulli? Është ende herët. Kemi një kontingjent shumë kompetitiv dhe të mbushur me kualitete.

Që vitin e kaluar Lacio ishte një hap larg Europës së madhe, por këtë vit grupi ka futbollistë si Cise dhe Klose, të cilët mund të bëjnë diferencën. Nuk do të jetë e lehtë, sepse rivalizojmë kundër skuadrave shumë të forta, si Milan, Juventus e Napoli... Ne, me mbështetjen e tifozëve tanë, e dimë që mund të shkojmë deri në fund në çfarëdo kompeticioni në të cilin marrim pjesë”, përfundoi Cana.