Boksieri shqiptar kunder serbit ne ringun gjerman
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Më 19 nëntor në Elzach të Gjermanisë do të zhvillohen disa duele mesatare të boksit profesionist, deri këtu asgjë interesante, por nëse kësaj ia shtojmë një përballje të dorëzave ndërmjet një shqiptari dhe serbi, atëherë tregimi ndryshon. Kampioni i botës për të rinj, Agron Xhila, do të ndeshet në duelin e 6 rundeve të peshës cruiser me serbin Nemanja Rugaçeviq. Dueli nuk është i vlefshëm për ndonjë titull, por mjafton të jetë përballje shqiptari-serbi. Xhila deri tani ka 12 fitore (8 me nokaut) dhe një humbje, kurse Rugaçeviq është në fillim të karrierës së tij.