Cana ne Europe, per te fituar Rejen dhe Lacion
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka ardhur shansi i madh i Lorik Canës. Në sfidën kundër Rabotniçkit, pas 24 orësh, mesfushori shqiptar do të luajë ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Lacios. Janë të shumtë ata që presin paraqitjen e 28-vjeçarit, edhe sepse pas Kloses dhe Cisesë, për sa i takon kurrikulumit dhe eksperiencës, kuqeziu është lojtari më i rëndësishëm që u afrua te bardhekaltërit në këtë merkato vere. Deri më tani, Cana ka pasur pak hapësira për të treguar kualitetin e tij, por në takimin me maqedonasit në Europa League ai do të jetë në fushë nga minuta e parë, përkrah Matuzalem. Një shans i dyfishtë, edhe sepse prej dëmtimit në shpatull të Brokit, ai mund të debutojë në Serinë A kundër Kievos, në formacionin titullar përkrah Ledezmës. Cana po përgatitet për sfidën europiane, njësoj sikur të ishte prova më e rëndësishme në karrierën e tij. Kjo mbi të gjitha për faktin se në Shkup, vetëm prej aktivizimit të mesfushorit të Kombëtares, pritet të jenë të pranishëm afro 300 tifozë nga të gjitha trevat shqiptare. Ai është një lider, brenda dhe jashtë fushës, një simbol për të gjithë tifozët kuqezi.
Muaji i parë i Lorikut te Lacio nuk ka qenë ashtu siç e kishte parashikuar. Gjithsesi, “luftëtari” nuk u dekurajua, por vazhdoi të punonte me përkushtim dhe pa iu trembur konkurrencës. Brenda një kohe të shkurtër, Cana i bëri të gjithë shokët e skuadrës për vete, ndërsa tashmë pritet edhe përgjigjja në fushën e lojës. I mësuar gjatë gjithë karrierës me një fanellë titullari, vendi në formacion është mjaft i rëndësishëm për të. Për trajnerin Edi Reja, shqiptari është një lojtar i rëndësishëm, për sa u takon karakteristikave, temperamentit dhe lojës si mesfushor difensiv. Megjithatë, edhe për shkak të fizikut, Cana nuk ka dinamizmin që trajneri kërkon. Kjo ishte përshtypja e të gjithëve te Lacio gjatë fazës përgatitore, ndoshta edhe sepse kuqeziu nuk ishte ende në formën e duhur fizike. Edhe tashmë gjendja e tij nuk është optimale, megjithatë situata ka ndryshuar: Loriku kërkon të tregojë se është një mesfushor i aftë jo vetëm të thyejë aksionet, por edhe të jetë një prej organizatorëve të parë.
Debutimi në sfidën europiane mund të jetë një avantazh, pasi një lojtar si Cana, me thuajse 50 ndeshje të luajtura në Champions Leauge dhe Europa League, nuk ka emocionet e aktivizimit në arenën ndërkombëtare. Ai kërkon me patjetër që të paraqitet mirë, edhe sepse Lacio është një etapë e rëndësishme për karrierën. Në katër vitet e fundit, mesfushori ka ndërruar katër skuadra: Marsejë, Sandërlend, Gallatasarai dhe tashmë Lacio. Dëshira e tij është që të stabilizohet në Itali dhe pasi të bëjë karrierë në Romë, më pas të kthehet në Shqipëri. Misioni i parë i Canës në këtë sezon është që të fitojë zemrën e Lacios dhe të tifozëve.