e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Cana: mungesa e trajnerit problem, por ne luajme te motivuar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Cana: mungesa e trajnerit problem, por ne luajme te motivuar
Mesfushori i Kombëtares, Lorik Cana, u shpreh dje se ekipi kuqezi do të ketë të ardhme, për sa kohë nga skuadrat e moshave brenda e jashtë vendit ka shumë të talentuar shqiptarë që janë një garanci edhe për të ardhmen e ekipit përfaqësues. I pozicionuar nga trajneri në sfidën e sotme me azerbajxhanasit, kosovari theksoi e pikërisht në mesfushë ai ndihet më komod dhe që mund të bëjë maksimumin e tij. Ndeshjet e radhës miqësore i quan përgatitje për të ardhmen, ndërsa mungesën e trajnerit një problem, por jo që të ndikojë në ndeshjet e radhës. Besoj që në program kanë qenë që këto dy ndeshje të shërbejnë për të përgatitur të ardhmen, por disa njeriu bën plane dhe nuk dalin siç e pret.

Ne jemi këtu për ta përgatitur ndeshjen sa më mirë me zotin Mustedanagiç që e njohin edhe çunat. Me ndihmën e tij do të mundohemi që të bëjmë një ndeshje dinjitoze. Lojtarët të gjithë i njohim dhe shpresojmë që të aktivizohen të gjithë. Pastaj do shohim në ndeshjen tjetër në fund të shkurtit, por deri atëherë do e kemi gjetur trajnerin që do të vazhdojë rrugën me ne. Këtu ka vetëm impenjim, përqendrim. Kemi probleme me mesfushën dhe ka shumë mundësi që unë të kthehem të aktivizohem në mesfushë për këtë ndeshje. Por gjithsesi, ne jemi gjithmonë të motivuar, do të luajmë për të fituar dhe me një shpirt luftarak të lartë”, tha Cana, i cili foli dhe për raportet e ftohura mes tifozëve dhe Kombëtares. Sipas tij, lojtarët kanë bërë maksimumin, por duhet që në eliminatoret e Europianit të kishin marrë 3-4 pikë më shumë.

Megjithatë, Cana është i bindur se Kombëtarja ka të ardhme.  Ka pasur një pritshmëri të lartë, për mendimin tim më e lartë seç duhet, pasi e filluam edicionin mirë dhe të gjithë prisnin shumë nga ekipi, por më shumë sesa potenciali i ekipit. Kombëtarja mund të arrinte pak më shumë sesa arriti. Prandaj edicioni i kaluar nuk ka qenë i suksesshëm, pasi mund të kishim mbledhur 3-4 pikë më shumë, por në asnjë mënyrë ekipi nuk ka dështuar në mënyrën sesi ka luajtur. Por tifozët janë treguar shumë prezentë. Shpresoj që me gjeneratat e reja në të ardhmen të arrijmë më shumë sesa tani”, shtoi Cana.