Cana: Me Xhani De Biazin mund te shpresojme te kualifikimi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka mbyllur një vit kalendarik pa shumë shkëlqim si me skuadrat, ashtu edhe me Kombëtaren kuqezi, dhe tashmë Lorik Canës i ka ardhur koha e pushimeve dhe e bilanceve. Mesfushori shqiptar ka zgjedhur vendlindjen e tij, Kosovë, për të kaluar festat e fundvitit. Ky është shkaku se përse ai gjatë këtyre ditëve ndodhet në Prishtinë. Në një prononcim të tij për gazetën kosovare “Express”, kapiteni i Shqipërisë ka gjetur kohë që të flasë edhe rreth Kombëtares së Shqipërisë, e po ashtu edhe për aventurën e tij në Serinë A, ku po aktivizohet me Lacion.
Mesfushori nga Gjakova është shprehur për herë të parë edhe rreth trajnerit të ri të Shqipërisë, Xhani De Biazi, që prej emërimit të këtij të fundit në pankinën kuqezi nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Cana i ka uruar mirëseardhjen strategut italian në krye të ekipit kuq e zi. “Dihet cilësia e trajnerëve italianë, të cilët kanë një shkollë prestigjioze trajningu. Ne e kemi për detyrë që të jemi në dispozicionin e tij dhe t’ia lehtësojmë punën atij. Unë pres që ta takoj shpejt dhe të bisedoj me të. Fatmirësisht, nuk e kemi pengesë gjuhën dhe do të bashkëpunojmë ngushtë për një të ardhme sa më të mirë të Kombëtares”, - ka deklaruar Cana. Mesfushori shkatërrues i Lacios ka folur edhe rreth gjasave të Shqipërisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror, ‘Brazil 2014’. Kuqezinjtë, kualifikimin do ta kërkojnë në kuadër të Grupit E, përballë Norvegjisë, Zvicrës, Sllovenisë, Qipros dhe Islandës. Cana beson se skuadra e tij do ta tregojë forcën e vërtetë përballë këtyre përfaqësueseve tjera. “Është e vështirë që përnjëherë t’i bëjmë disa hapa. Kemi pasur një ecuri në 10 vitet e fundit dhe duhet të vazhdojmë. Jemi në një moment kur kemi regjistruar një farë qëndrimi në vend numëro, dhe nuk do të jetë e lehtë që të shndërrohemi në pretendentë.
Shqipëria ka talente dhe cilësi, ndaj jam i bindur se në një të ardhme nuk do të jetë i pamundur kualifikimi. Në grup kemi skuadrat më të forta, por Shqipëria ka për ta thënë fjalën e saj. Por, duhet t’ia nisim mbarë dhe tifozët të vazhdojnë që të na mbështesin”, - ka theksuar ai. Ai ka pranuar se dy ndeshjet e Shqipërisë ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014, do të jenë të veçanta për të. “Të them të drejtën, ndeshjet ndaj Zvicrës nuk i veçoj për faktin se aty luajnë futbollistët shqiptarë, por për faktin se kur do të luajmë në Zvicër, gjysma e stadiumit do ta mbështesë Shqipërinë. Ndeshjen time të parë zyrtare me Kombëtaren e kam zhvilluar në Zvicër, dhe në atë takim kishim përkrahjen e rreth 15 mijë tifozëve shqiptarë”, - tha Cana, i cili u uroi suksese në karrierë futbollistëve shqiptarë të Zvicrës. Cana ka folur edhe rreth aventurës së tij në Lacio, pas transferimit nga Gallatasarai. “Jemi në një pozicion në krye, të tabelës dhe kjo është diçka e kënaqshme. Personalisht pata një fillim pak të vështirë, me probleme fizike, por secilën herë po shkoj përpara dhe po e ndiej veten mirë. Jam optimist për të ardhmen time. Kam dëshirë që çdo ndeshje ta filloj prej fillimi”, - përfundoi Cana, i cili i konsideron thashetheme zërat për një rikthim të mundshëm te Marseja.