e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bylisi në testin e forcës, ja si Zildzoviç motivon lojtarët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bylisi në testin e forcës, ja si Zildzoviç motivon lojtarët

Bylisi u ka dhënë fund përgatitjeve ditën e djeshme, teksa sot do të luajnë në transfertën e Laçit.

bylis ekipiEdhe pse kurbinasit konsiderohen si një "kockë" e fortë, sidomos në fushën e tyre, në Ballsh besojnë se do të bëjnë surprizën në këtë përballje.

Të paktën, në një bisedë me lojtarët, ka qenë vetë tekniku boshnjak, Adnand Zildzoviç, ai që u ka dhënë zemër të tijve, duke u thënë se nuk ka asgjë të pamundur dhe se do të bëjnë një surprizë ditën e sotme në Laç.

"Nuk ka asgjë të pamundur në futboll, jam i bindur se do të bëjmë surprizën në këtë ndeshje, ndaj të japim maksimumin në fushë për të fituar", u ka thënë boshnjaku lojtarëve.

Nga ana tjetër, për sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë, nuk pritet që të ketë ndryshime nga ndeshja e fundit me Tiranën, pasi vetë tekniku ka mbetur i kënaqur nga ajo që kanë treguar lojtarët në fushë gjatë kësaj sfide.

Ndërkohë, në mëdyshje është mbrojtësi Julian Brahja, për shkak të disa problemeve, por, sipas të gjitha gjasave, shanset janë që të hidhet në fushë nga minuta e parë. E sigurt është mungesa e kapitenit Ledion Muçaj, i cili vijon të jetë i dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për Bylisin as në ndeshjen e ditës së sotme.

Siç dihet, Bylisi prej më shumë se dy dekadash nuk del i fituar nga Laçi, por me në krye teknikun boshnjak Zildzoviç, në Ballsh besojnë se ka ardhur koha për të thyer tabunë. Për këtë takim, për ballshiotët rëndë- si ka që të shmangin humbjen, pasi edhe barazimi ndaj laçianëve ka shijen e fitores.