e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bylis Vllaznia, 0ra 14:00, formacionet e mundshme

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bylis  Vllaznia, 0ra 14:00, formacionet e mundshme

Ekipi i Vllaznisë, pasi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në fushën sportive "Reshit Rusi", ka marrë menjëherë rrugën në drejtim të Patosit. vllazniaSkuadra e drejtuar nga tekniku Cungu nuk ka rrezikuar as këtë herë që të mund të udhëtojë ditën e ndeshjes, që do të ishte krejtësisht anormale për lojtarët. Në Patos, skuadra ka kaluar natën para takimit me ballshiotët, për të qenë sa më pranë stadiumit ku do të zhvillohet takimi me vendësit e Bylisit.

Tani lëvizjet e ekipit, ndryshe nga udhëtimet e fazës së dytë, po mundësohen një ditë para zhvillimit të takimit. Ekipi do të jetë rreth mesditës në Ballsh dhe në orën 14:00 do të zhvillojë me ekipin vendës takimin e javës së fundit të fazës së tretë të këtij sezoni, në të cilin do të kërkohet të ruhet ecuria pozitive e sfidave të fundit

Bylis - Vllaznia, 0ra 14:00

Formacionet e mundshme
Bylisi: Ruçi, Sahiti, Brahja, Bilali, Alla, Gava, Muçaj, Tairi, Izuçuku, Hoxhaj, Varea.
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, vrapi, Marku, Krymi, Sefa, Çinari, Bardulla, Kalaja, Shtubina.