Bushit: Mesfushoret dhe sulmuesit te benin me shume
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Alban Bushi mendon se pika ndaj Norvegjisë ishte e vlefshme, edhe pse sipas tij në këtë situatë duket sikur Shqipëria ka humbur. Menaxheri i Kombëtares i ka bërë një analizë lojës, duke nxjerrë në pah edhe defektet e kuqezinjve. Për ish-sulmuesin, skuadra vikinge e meritoi barazimin. “Loku” ka rezerva për mesfushorët dhe sulmuesit, të cilët sipas tij duhej të bënin më shumë në këtë takim. “Norvegjia ishte fizikisht shumë mirë ose e thënë ndryshe lojtarët e saj u treguan sot (dje) më atletë se ata të skuadrës sonë. Nëse flasim për anën teknike, mendoj se kundërshtari linte për të dëshiruar në këtë aspekt. Gjithsesi, ata u treguan në fushë më të thjeshtë se ne dhe duhet ta pranojmë që në pjesën e dytë na mbajtën gjatë gjithë kohës nën presion. Nuk është se bënë ndonjë lojë për t’u mbajtur mend, por na krijuan panik në zonë me topat e gjatë. Duhet të kemi parasysh se është logjike të gabosh, në një kohë që kundërshtari të mban për gati 35 minuta në zonën tënde. Edhe pse mund të mundohesh shumë, vjen një moment kur edhe gabon, pasi futbolli i tillë është”, – deklaroi Bushi.
Gabimet I pyetur se ku gabuan më shumë kuqezinjtë, “Loku” bëri këtë analizë: “Për mendimin tim, defektet tona ishin në mbajtjen e topit. Mesfushorët dhe sulmuesit duhej të kishin marrë më shumë faulle gjatë pjesës së dytë, pasi kështu do të kalonin edhe minutat. Megjithatë, përderisa ndeshja erdhi deri këtu, ishte mirë që të fitonim. Pak a shumë loja kishte baraspeshë, për të mos thënë që kundërshtari ndoshta ishte pak më mirë. Nuk mund të themi se Norvegjia s’e meritoi barazimin në këtë takim, por të vjen keq për faktin, që derisa shënuam të parët, duhej t’i bënim një menaxhim më të mirë lojës”.
Pritshmëria Katër pikë në dy ndeshje ndaj Norvegjisë janë shumë. Të paktën ky është mendimi i Bushit. “Të jemi realistë, nuk është pak që në dy takime të fitosh 4 pikë kundër një ekipi si Norvegjia. Përpara edicionit ndoshta mund të ishim të kënaqur edhe me dy pikë ndaj tyre. Megjithatë, ja që ne kemi ndryshuar dhe arritëm të bënim një hap përpara, duke nxjerrë në njëfarë mënyre nga loje një skuadër që mendohej se ishte favorite për kualifikim. Duhet të jemi të kënaqur për atë që kemi marrë, edhe pse na vjen keq, pasi sot (dje) ishim pranë fitores”, – u shpreh “Loku”.
Grupi Humbja e Islandës me Slloveninë e ka bërë edhe më intriguese situatën në Grupin E. Sipas Bushit, çdo gjë është e hapur dhe Shqipëria ka shanset e veta. “Tashmë situatat kanë ndryshuar dhe ç’është e vërteta na duket sikur kemi humbur ndaj Norvegjisë. Jam i bindur se kjo pikë është shumë e vlefshme dhe këtë do ta vërtetojë koha. Fakti që ne morën një pikë dhe Islanda ka humbur nuk është pak. Diferencat në grupin tonë janë ngushtuar shumë dhe çdo gjë është e hapur”, – përfundoi menaxheri i Kombëtares.