Buducnosti mposht Flamurtarin, por pa kualifikim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Euforia e Flamurtarit gati sa nuk është kthyer në bumerang. Skuadra e vlonjate në ndeshjen e kthimit për Ligën e Evropës përballë Buducnostit është shfaqur e përgjumur pas realizimit të golit të avantazhit që në fakt i jepte një farë sigurie për kualifikim në raundin tjetër pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 3-1 po në favor të vlonjatëve.
Flamurtari kaloi në avantazh në minutën e 20 me anë të Shehajt. Vlonjatët kanë nisur pjesën e dytë të bindur se do të ishin ata që do kalonin raundin por skuadra malazeze i ka dhënë një leksion se futbolli luhet deri në minutën e 90-të. Ka qenë sulmuesi Boskoviç që me anë të dy golave brenda 5 minutave arriti të përmbysë rezultatin.
15 minutat e fundit të lojës kanë qenë plot tension për të dyja skuadrad pasi një gol i skuadrës së Malit të Zi mund të çonte ndeshjen në shtesë. Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për Buducnostin duke bërë që tifozët e Flamurtarit të gëzojnë vetëm kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-3 pasi paraqitja në fushë ishte e dobët.