Britani, plas skandali i doping-ut
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Një futbollist që ka luajtur në kampionatin e futbollit në Angli ka dalë pozitiv në testin e kokainës. Emri i tij do të bëhet publik sonte në një emision investigativ në Channel 4 në Britani. Ai është shitur për një shumë marramendëse por klubit tjetër nuk i është bërë i ditur rezultati i testit të drogës.
Gjatë emisionit do të bëhen publike gjithashtu edhe shumë emra të tjerë të cilët kanë dalë pozitiv sa i takon përdorimit të kokainës dhe kanabisit, emrat e të cilëve janë mbajtur sekret nga Federata e Futbollit dhe klubet e tyre.
Drejtuesit e emisionit pretendojnë se kanë të dokumentuar se tre ish futbollistë të kombëtares Angleze dhe një i Skocisë janë kapur me doping të cilët kanë dalë të larë nga kjo mesele. David Houman, kreu i Agjencisë Botërore Anti Doping është shprehur se Federata Britanike e Futbollit duhet të jetë me e hapur sa i takon testeve të drogës.