Britani- Ulja e emigracionit, kufizime per bashkimet familjare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Britani duke filluar nga muaji qershor pritet të verë në jetë plane të reja për emigrantët, të cilët kanë fituar nënshtetësinë angleze dhe më pas tërheqin familjet duke kryer bashkimin familjar. Sipas planit të qeverisë, çdo emigrant që kërkon bashkim familjar për të tërhequr partnerin duhet të ketë minimalisht 26 mijë stërlina të ardhuara në vit. Kjo pasi familjet që u bashkohen atyre përfitojnë duke abuzuar me ndihmat sociale.
Ndërsa kur kërkohet bashkim familjar për gruan ose burrin dhe një fëmijë të ardhuart duhet të jenë 47 mijë stërlina, për dy fëmijë 49 mijë stërlina dhe për 3 fëmijë së bashku me bashkëshorten 62 mijë stërlina. Emigrantët më të shumtë janë Aziatikë, dhe në shumë raste familjarët mbahen me ndihma sociale pasi partneri është i papunë. Në bazë të këtij plani pritet që numri i emigrantëve drejt Britanisë të ulet me 15 mijë.