e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Beogradi ‘braktis’ zgjedhjet lokale ne Kosove

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Beogradi ‘braktis’ zgjedhjet lokale ne Kosove
Ne e pyetëm UNMIK-un nëse mund të lejojnë zgjedhje lokale në Kosovë dhe ata thanë ‘JO’, ndaj ne do ta respektojmë atë përgjigje. Ka qënë kjo deklarata e kreut të delegacionit serb në dialogun Prishtinë-Beograd, Borislav Stefanoviç i cili indirekt pranon se Beogradi është terhequr nga mbajtja e zgjedhje serbe edhe në territorin e Kosovës. Siç raporton sot ‘Ekspress’ kjo është hera e parë që një përfaqësues i Beogardit zyrtar tregon një qendrim larg mbajtjes së zgjedhjeve aq të kritikuara si nga Prishtina zyrtare ashtu edhe nga fakori ndërkombëtar.

“UNMIK-u është mbikëqyrësi i vetëm politik i Rezolutës 1244. Ky mision nuk është më aq i rëndësishëm, por ata janë të vetmit që e mbikëqyrin atë. Ne i pyetëm ata (UNMIK-un) për zgjedhjet dhe ata na thanë se nuk mund të lejojnë zgjedhje lokale në Kosovë dhe ne e respektojmë atë përgjigje”- tha Stefanovic për “Zërin”. Ndërkohë më herët raportimet e njëpasnjëshme të deklaratave të përfaqësuesve europian tregonin njëzëri se mbajtja e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë ‘cenon sovranitetin e vendit, nuk sjell asnjë efekt ligjor dhe tensionon marrëdheneit e arritura deri tani mes dy vendeve’.