'Brazil 2014', hidhet shorti i 'play-off'-it
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Të hënën u hodh në Zyrih të Zvicrës shorti i “play-off”-it që do të përcaktojë 4 skuadrat e fundit europiane që do të marrin pjesë në Botërorin “Brazil 2014”. Ky short do të vërë përballë dy nga yjet më të mëdha të futbollit botëror: Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic në supersfidën Portugali-Suedi. Ciftet e tjera janë Ukrainë-Francë, Greqi-Rumani dhe Islandë-Kroaci. Ndeshjet do të zhvillohen më 15 dhe 19 nëntor.