Brazil 2014, Kuzhe mungon prej gjendjes shendetesore
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me shpresat e shuara për një surprizë në Euro 2012, Shqipëria e futbollit i ka kthyer sytë nga Rio de Zhaneiro, ku të shtunën do të hidhet shorti i eliminatoreve të Botërorit Brazil 2014. Drejt vendin latino-amerikan kanë fluturuar që të hënën dy përfaqësuesit e vetëm të FSHF-së, presidenti Armand Duka dhe zv/presidenti Lutfi Nuri, ndërsa krejt ndryshe nga tradita, atyre nuk u është bashkuar trajneri i Kombëtares kuqezi. Shkak për mungesën tij në delegacion është bërë gjendja shëndetësore jo në 100% e teknikut kroat, për arsye të lodhjes së madhe gjatë periudhës së fundit, të simuluar jo pak edhe nga pasojat e hemorragjisë cerebrale në tru, e cila e goditi në fund të muajit shtator 2010.
Sipas burimeve pranë FSHF-së, pas 36 orësh rrugë transit të lodhshme dhe konfuzionit me ndryshimin e orarit për miqësoren e 20 qershorit me Argjentinën, Kuzhe ka preferuar më mirë të mos e ndërmarrë më një “aventurë” në harkun e thuajse një muaji, por ka preferuar të relaksohet dhe emrin e kundërshtarëve të Shqipërisë ta mësojë nga televizori. Dje është mësuar se Kuzhe nuk do të jetë i vetmi trajner që do të mungojë të shtunën në Rio.
Të tjerë teknikë të “big”-ëve të futbollit botëror që nuk do të udhëtojnë drejt Brazilit, janë edhe Prandeli (Itali) dhe Lëv (Gjermani). Ndërsa do të jenë të pranishëm Mateus (Hungari), Kapelo (Angli), Blank (Francë), Van Marvik (Holandë), Bento (Portugali), Advokaat (Rusi), Del Boske (Spanjë), Hidink (Turqi), Berti Vogts (Azerbajxhan) e Kueiroz (Iran) etj. Për Amerikën e Jugut do të jenë vetë trajneri i shtëpisë, Mano Menezes dhe ai i Bolivisë, Gustavo Kinteros. Në fakt, një ditë pas shortit është programuar një seminar i FIFA-s. Shorti i Brazil 2014 do të jetë një paradë e yjeve të djeshëm dhe të sotëm të futbollit brazilian, me prezencën e Peles, Zagallos, Kafusë, Karlos Albertos, Ronaldos, Zicos (të sapodalë nga spitali për një meningjit të dyshuar), Bebeto dhe Nejmar. Ndërsa mungon Romario, i cili së fundmi, në kostumin e deputetit, kishte kritikuar punën e Rikardo Teikseira, presidentit të federatës braziliane dhe Komitetit organizator të Botërorit të ardhshëm. Ceremonia është thelbi i një shou, ku në skenë do të shfaqen artistë të famshëm brazilianë si këngëtarja Ivete Sangalo, Ivan Lins, fitues i çmimit “Grammy Latino”, e Daniel Jobim, nipi dhe i vetmi pasardhës muzikor i të madhit Tom Jobim. Nuk do të ketë ndryshime në lidhje me përcaktimin e skuadrave në Brazil 2014.
Sikurse Komisioni Ekzekutiv i FIFA-s ka konfirmuar në fillim të marsit, 13 vende do të rezervohen për Europën; 5 për Afrikën, 4 për Amerikën e Jugut dhe 4 për Azinë, plus një vendi të dhënë për një kombëtare që dot dalë nga “play off”-i mes të pestave të dy kontinenteve të fundit; 3 nga zona e Karaibeve, Amerika e Veriut dhe e Qendrës, plus një vend të mundshëm të katërt që do të duhet të përballet me më të mirën e Oqeanisë. Do të duhet të kalojë nëpërmjet eliminatoreve edhe Spanja kampione bote, ndërsa dihet pjesëmarrja direkte e Brazilit si vend organizator. Nga Afganistani në Zimbabve, janë plot 203 kombëtare të nënshkruara për të marrë pjesë në short. Botërori do të zhvillohet nga 13 qershori deri më 13 korrik 2014.