e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Borxh per te lare borxhet, 25.4 mld leke

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Borxh per te lare borxhet, 25.4 mld leke

Kriza e financave publike nuk ka stepur bankat të investojnë në bono thesari, por është shfrytëzuar si mundësi e mirë për të blerë bono thesari me interesa të ulëta. Në kushtet e pamundësisë për të shlyer këstet e kredive tregtare dhe për kryerjen e shpenzimeve të domosdoshme, Ministria e Financave ka marrë dje 25. 4 miliardë lekë borxh në tregun vendas. Për bonot 12 mujore, shuma e shpallur për shitje ishte 12 miliardë lekë dhe ajo e kërkuar 9 miliardë lekë. Yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 5.35%. Në ankandin e mëparshëm për bonot me të njëjtin maturim, yield-i mesatar i ponderuar ishte 5.52%. Për bonot 6 mujore, shuma e ofruar për shitje ishte 16.34 miliardë lekë dhe ajo e kërkuar 18.57 miliardë lekë. Yield-i zbriti në 5.3%. Për bonot 6 mujore, yield-i në ankandin e mëparshëm rezultoi 5.51%. Rreth 65% e shumës së shpallur i takonte Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit është pjesëmarrëse e rregullt në ankandet e Bonove të Thesarit, kryesisht në ato 3 dhe 6 mujore dhe shumë më pak në ankandet 12-mujore. Sipas buri-meve zyrtare nga Departamenti i Operacioneve, Banka e Shqipërisë ka portofolin e vet të letrave me vlerë të cilat shërbejnë në ekzekutimin e operacioneve me bankat e nivelit të dytë për zbatimin e politikës monetare. Bankës së Shqipërisë me ligj nuk i lejohet të rrisë pjesëmarrjen e saj në ankandin primar të bonove të thesarit të qeverisë, por lejohet vetëm të riinvestojë shumën e maturuar ose ta ulë atë.



Rritja e deficitit



Gjysma e parë e vitit ka nxjerrë në pah krizën e thellë në të cilën është zhytur buxheti i shtetit. Deficiti është thelluar më tej gjatë muajit qershor, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e qeverisë edhe • {ekonomi} • për të mangësinë e pagesës së pagave dhe pensioneve. Deficiti tashmë ka arritur në rreth 2.7% të PBB-së vjetore, ndërkohë që qeveria synon një deficit buxhetor prej 3.5% të PBB-së për të gjithë vitin. Me të ardhurat që kanë rënë me 0.2% me bazë vjetore dhe shpenzimet totale që janë rritur me 13.3% me bazë vjetore, deficiti buxhetor në pesë muajt e fundit e kaloi nivelin e krahasueshëm të vitit të kaluar me rreth 114% dhe ishte pothuajse 50% më i lartë se ai i planifikuari. Të dhënat nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se, niveli i huamarrjes arrin për 4 muajt e parë në vlerën 22.8 miliardë lekë, nga 15 miliardë që ishte planifikuar për këtë periudhë, ose 7.7 miliardë lekë më shumë. Për gjithë vitin kufiri i huamarrjes së brendshme, i parashikuar në buxhetin e vitit 2013, është në vlerën 27.4 miliardë lekë, ndërkohë sipas përllogaritjeve, aktualisht kjo hua është konsumuar në 89.3 %. Po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rezulton një rritje e huasë prej 10.7 mld lekë. Kjo lidhet dhe me faktin se jemi në një vit zgjedhor dhe investimet publike kanë njohur rritje të dukshme.