e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Nis shembja e ndertesave pa leje ne Vlore

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nis shembja e ndertesave pa leje ne Vlore

Ashtu siç ishte paralajmëruar dje nga kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, sot në orën 07:00 ka nisur aksioni i shembjes së ndërtesave pa leje në zonën e Llogarasë. Policia e Shtetit dhe ajo e Bashkisë Himarë ndodhen në vendngjarje dhe po mbikëqyrin shembjen e ndërtimeve pa leje të nisura vetëm këtë muaj të fundit.  Mesohet se pas Llogarase aksioni do të vijojë edhe në Orikum dhe në Pyllin e Sodës në Vlorë. Aksioni i prishjeve do të zgjasë 3 muaj në të gjithë bregdetin e Vlorës.