e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bomba e Mëziut: Lojtarët po kërcënohen me jetë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bomba e Mëziut: Lojtarët po kërcënohen me jetë

Ish-presidenti i Korabit, Fehmi Mëziu, deri një javë më parë në këtë post dhe aktualisht një prej mbështetësve të klubit dibran, lëshon alarmin në momentet më decizive të kampionatit. meziuKur ka vetëm një javë që ka nisur faza e tretë dhe skuadra dibrane është një prej pretendenteve për t'u ngjitur në Superiore së bashku me Kastriotin dhe Besëlidhjen, Mëziu lëshon bombën duke akuzuar se futbollistët e Korabit po kërcënohen me jetë që të mos japin maksimumin në fushë në këto ndeshje që kanë mbetur deri në fund.

Në një reagim të dërguar në redaksinë e gazetës "Panorama Sport", Mëziu lëshon akuzat dhe bën thirrje që të qëndrohet larg skuadrës.

Akuza

"Pas një pune shumë të madhe nga të gjithë dibranët dhe nga mbështetja e lojtarit të 12-të, tifozëria super e mrekullueshme, vitin e kaluar treguam se me bashkëpunim, punë, përkushtim, disiplinë dhe harmoni në grup objektivi arrihet 100%. Këtë sezon ishte një punë akoma më e madhe, pasi ekipi u formatua me lojtarë cilësorë që e njohin shumë mirë këtë kategori, madje edhe në Superiore.

Falë bashkëpunimit të të gjithëve për një qëllim, puna e stafit drejtues me në krye Dritan Mehmetin bënë të mundur që Korabi të tregojë se është surpriza e kampionatit të Grupit A, duke pasur mbrapa mbështetjen e tifozërisë fantastike që e kanë lakmi të gjitha ekipet, pse jo edhe ato në Superiore. Por, në ndeshjet e fundit, në drejtim të lojtarëve të Korabit kanë ardhur kërcënime me jetë që ata të mos japin maksimumin në ndeshjet e mbetura.

Korabi është i të gjithë dibranëve dhe jo individëve. Korabi nuk është vetëm, por ka mbështetjen nga të gjithë ne. U bëj thirrje të gjithëve, larg duart nga Korabi dhe boll me presione tek arbitrat apo lojtarët sepse do përballen me djersën e të gjithë dibranëve. Në Superiore të shkojë ai ekip që e meriton dhe jo me presion apo dallavere. Korabi nuk është vetëm sepse ekip+tifozëri jemi një, me ne zbukurohet futbolli në Shqipëri", shprehet fillimisht Mëziu në reagimin e tij.

Gjyqtarët

Ish-presidenti i Korabit flet edhe për gjykimet duke lëshuar sërish akuza se arbitrave po u bëhet presion që të dëmtohen dibranët.

"Korabi në Dibër ka treguar që është i pathyeshëm dhe nuk njeh humbje falë lojës së bukur dhe mbështetjes së 3 apo 4 mijë tifozëve në çdo ndeshje, gjë që i bëri të gjitha ekipet të vijnë me skenarë për të prishur këtë bukuri të kampionatit. Por, falë dëshirës për futboll, qetësisë në grup të ekipit dhe mbështetjes së tifo-grupit 'Arbërit', u mposhtën skenarët e ekipeve mike dhe tifozët vetëm këndojnë për 90 minuta.

Dua të ndalem pak tek arbitrat dhe gojët e liga në xhiro se Korabin e favorizojnë në çdo ndeshje. Por, çdo javë tek emisioni e 'E hëna sportive' në TVSH kronikat flasin ndryshe se gjithçka e meriton Korabi për rezultatet e arritura deri tani.

Por, e vërteta flet ndryshe se arbitrat në çdo ndeshje që luan Korabi janë nën presionin e disa personave dashakeq të futbollit që i kërcënojnë me jetë që të penalizojnë Korabin e të favorizohet ekipi i Kastriotit për t'u ngjitur në Superiore. Penalizimet me kartonë të shumtë të verdhë (52) dhe 5 kartonë të kuq janë presion i hapur ndaj nesh", përfundon reagimin e tij Mëziu.