e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bogdani zbulon përgatitjet e Kombëtares, me Zvicrën si një derbi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bogdani zbulon përgatitjet e Kombëtares, me Zvicrën si një derbi

"Nuk do të shkojmë në Francë për të bërë turistin, jam i sigurt". Kështu shprehet për mediat italiane, Erjon Bogdani, aktualisht - ndihmës i trajnerit Xhani De Biazi në Kombëtaren e Shqipërisë.

b5839feef2668c00343f138a3b9a38a9-54763-1357503940Duke u ndalur te kuqezinjtë, Bogdani shprehet se ekipi është në fazën e hartimit të programit për stërvitjet para "Euro 2016".

Në një intervistë për portalin e njohur "Tuttomercatoëeb.com", Bogdani ka folur edhe për Grupin A në të cilin bën pjesë Shqipëria.

"Me Zvicrën do të jetë në derbi e vërtetë, edhe për faktin se shumë shqiptarë dhe kosovarë luajnë atje. Nuk duhet të vetëkënaqemi, shpresojmë që gjithçka të shkojë për mirë",-ka thënë ai.

Ish-sulmuesi i Salernitanës, Rexhinës, Kievos, Sienës, Livornos etj. ka komentuar edhe favoritët për fitimin e titullit.

"Spanja dhe Gjermania, mendoj se janë ekipe superiore ndaj kombëtareve të tjera. Do të ketë patjetër surpriza, pa harruar Belgjikën që ka shumë elementë të rinj në dispozicion. Edhe Franca mund t'ia dalë, jo vetëm sepse është vendi pritës",-është shprehur Bogdani.

I pyetur se ku e sheh kombëtaren italiane, ish-sulmuesi ka deklaruar se "me Konten mund t'ja dalë, ka një skuadër të mirë. Italia është gjithmonë një skuadër e vështirë për t'u përballur",-ka thënë Erjon Bogdani.