e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bogdani, deri te merkuren pritet largimi nga ?ezena

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bogdani, deri te merkuren pritet largimi nga ?ezena
Erjon Bogdani do të jetë në ankth për të ardhmen deri në orët e fundit të merkatos së verës. Edhe pse dukej se do të qëndronte edhe për sezonin e ardhshëm te Çezena, sulmuesi shqiptar vazhdon të cilësohet si një prej elementëve që do të “sakrifikohen” për të zvogëluar kontingjentin. Për një moment u mendua se 34-vjeçari e bindi stafin teknik dhe trajnerin e Çezenës, Xhampaolo, me golin e shënuar në kualifikimin në Kupën e Italisë përballë Askolit dhe paraqitjet e mira në miqësore. Por, largimi i tij lidhet me afrimin e Ghezal: klubi ka gjetur akordin me sulmuesin franko-algjerian, ndërsa mungon vetëm marrëveshja me Barin. Afrimi i Ghezal do të shoqërohet me largimin e Bogdanit: sulmuesi është bashkuar me Kombëtaren shqiptare për sfidat eliminatore me Francën dhe Luksemburgun, ndërsa të ardhmen do ta zgjedhë nga grumbullimi i kuqezinjve. Brenda së mërkurës, datë 31 gusht, ai do të shitet te Kaljari apo te ndonjë nga shumë skuadrat e Serisë B italiane, që i ofrojnë kontratë dyvjeçare.