Blateri sulmon Europen dhe SHBA-te

Blateri sulmon Europen dhe SHBA-te

Vetëm një ditë pasi fitoi një mandat të pestë në krye të FIFA-s, Sep Blater ka sulmuar Europën dhe SHBA-të.

 

Para mediave zvicerane 79-vjeçari tha UEFA ka orkestruar ndaj tij një fushatë urrejtje. “Nga UEFA dhe presidenti i saj ka pasur një fushatë urrejtje. Unë i fal të gjithë, por nuk harroj”, tha Blater.

 

Zvicerani ka kritikuar edhe SHBA-të, për arrestimet e 7 zyrtarëve të lartë të FIFA-s pak ditë më parë nën akuzën e korrupsionit.

 

“Shtetet e Bashkuara dhe Britania ishin kandidate për të pritur Kupat e Botës në vitet e ardhshme dhe humbën. Asgjë nuk do të ma mbushë mendjen se sulmet e tyre janë të rastësishme. Nëse SHBA-të kanë punë me krimin, që u takon qytetarëve amerikanë, le t’i arrestojë atje, dhe jo këtu në Zyrih, ku po bëhet edhe një Kongres”, tha Blater.

 

Pavarësisht kësaj, presidenti tha se qeveria botërore e futbollit duhet të vazhdojë të bashkëpunojë me UEFA-n. “Duhet të vazhdojmë të kemi raporte me Michel Platini. FIFA nuk mund të mbijetojë pa UEFA-n dhe e kundërta”, tha Blater,  i cili menjëherë sapo u konfirmua si fitues të parin që takoi ishte Platini.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama