Bishani: E turpshme, jane shpifje te uleta
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Olti Bishani, portieri që mbrojti portën e Vllaznisë në humbjen 5-0 kundër Rapidit të Vjenës më 16 korrik të 2009, ka hedhur poshtë çdo hipotezë të mundshme që mund ta përfshijë atë në afera të pista. “Shpikje për t’ua faturuar çdo gjë shqiptarëve. Asgjë e vërtetë”, – ka thënë dje futbollisti 24-vjeçar për “Panorama Sport”. Ai nuk ka dëshirë të përfshihet së tepërmi në këtë mesele, por sqaron se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka bërë asgjë të kundërligjshme në asnjë ndeshje ku ka luajtur.
Bishani, Prokuroria gjermane në një raport të sajin citon se ju dyshoheni se keni marrë 10 mijë dollarë për të pësuar tre gola në ndeshjen kundër Rapidit…
Absurde! Tërësisht e pavërtetë. Unë nuk e di nga kanë dalë këto gjëra dhe nuk më duket edhe arsyeshme të jap shpjegime. Janë informacione të publikuara së fundmi në median gjermane.
Ju keni dijeni për ndonjë gjë?
Nuk kam për çfarë të kem dijeni, sepse nuk ka ndodhur asgjë në atë ndeshje. Luajtëm kundër një skuadre shumë më të fortë, shumë më me traditë dhe për më tepër luanim jashtë. Aq mundësi kishim. Bëmë sa mundëm, por nuk është nevoja ta them unë se Rapidi është shumë më lart se Vllaznia, apo jo?
Nuk patë asgjë të dyshimtë në atë takim?
Absolutisht asgjë. Unë flas për veten time dhe e kam ndërgjegjen të pastër, sepse dhashë maksimumin tim.
A ndikon fakti që Shqipëria është një vend i vogël dhe ekipet shqiptare mund ta pësojnë ngaqë kanë pak mbështetje?
Pa diskutim që po. Ne jemi një vend i vogël dhe kur vjen puna për kësi pisllëqesh e aferash të turpshme, ua faturojnë atyre që janë më të dobët dhe që kanë namin e keq. Kështu ndodh edhe këtë herë.
Pra, ju mohoni të keni marrë ndonjë ofertë 10 mijë dollarëshe për të pësuar më shumë se tre gola në pjesën e dytë?
E mohoj në mënyrë kategorike. Kjo është një gënjeshtër trashanike që nuk e di se nga ka dalë. Këto teori, që dikush merr 10 mijë apo më shumë dollarë për të shitur një ndeshje, janë përmendur aq shumë sa janë bërë bajate. As nuk kam dëshirë t’i komentoj.
Prokuroria gjermane pretendon se i referohet një dëshmitari në stadium…
Po pse nuk del e të na thotë kush është ky, ose të flasë vetë ai njeriu që pretendon se paska parë apo dëgjuar diçka? Ose më thoni nëse dikush ka folur vetë dhe e tregon këtë. Në të kundërt, i bie që anonimi i përhershëm i këtyre historive të baltosë çdo gjë, por në rastin tim nuk mundet askush, sepse as jam marrë dhe as nuk merrem kurrë me gjëra të tilla. Kaq, nuk dua ta zgjas më këtë histori.
Valter Fushaj: Jemi të pastër, UEFA të hetojë
Lajmi i publikuar nga UEFA në nëntor të vitit 2009 ngjalli habi dhe zemërim te shkodranët, sidomos te drejtuesit e Vllaznisë në atë periudhë. Ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, deklaroi vetëm pak ditë pas këtij lajmi duke thënë se nuk ka arsye të ndodhë kështu. “Jam informuar se faqja e UEFA-s në internet ka dhënë lajmin se ndër të tjera në hetim do të jenë edhe ndeshjet e Vllaznisë me Rapidin. Të them të drejtën nuk e di shkakun që i ka çuar këta drejtues të hetojnë edhe këto ndeshje, sepse të gjithë relacionet e vëzhguesve të saj, që kanë prezent në këto ndeshje, kanë qenë krejt të pastra. Besoj se nuk ka pasur asgjë të dyshimtë, në mënyrë që më pas të ketë dyshime të tilla, megjithatë është e drejta e këtij institucioni ta bëjë këtë gjë. Aq më tepër që është një listë e gjatë ndeshjesh, të cilat janë nën hetim. UEFA është organi epror për ne dhe për rrjedhojë jemi në dispozicion të saj për të ofruar të gjithë dokumentacionin që do na kërkohet, apo ndonjë ndihmë tjetër për ta çuar deri në fund hetimin e saj. Ne do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të”, – pati deklaruar Fushaj. Por, nga ana tjetër, vetë numri një i klubit shkodran është shprehur i qetë se këto hetime nuk do të nxjerrin asgjë të keqe për Vllazninë. “Jemi shumë të pastër dhe si rrjedhojë nuk i druhemi aspak këtij hetimi. Do të bashkëpunojmë me UEFAn për këtë çështje dhe në fund sigurisht që kemi për të qëndruar të qetë dhe për të vazhduar punën tonë”. Pat thënë ai.