e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berluskoni urdhëron Menezin në formacion

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berluskoni urdhëron Menezin në formacion

Dëmtimi i Mbaje Niangut, i cili duhet të qëndrojë për të paktën dy muaj jashtë fushave, ka ndryshuar hierarkitë në sulmin e Milanit.berluskoniFrancezi, në kokën e trajnerit Sinisha Mihajloviç, është partneri ideal për Karlos Bakën, mirëpo tani lind pyetja se kush do të luajë përkrah kolumbianit?

Silvio Berluskoni, presidenti i kuqezinjve, nuk e imagjinon dot Mario Balotelin në krah të Bakës. Sipas bosit të "Djallit", më mirë të aktivizohet Zheremi Menez, koncept që e ka shpjeguar gjatë një interviste për shtypin italian.

President, Milani është rikthyer më në fund në finalen e Kupës së Italisë pas 13 vitesh.Një fitore kundër Juventusit do të ishte e mirëpritur si dhuratë për 30-vjetorin e presidencës suaj?

Sigurisht që po, Kupa e Italisë është një trofe shumë i rëndësishëm që, për fat të keq, nuk e fitojmë prej shumë kohe. Sakaq, dua të nënvizoj faktin se Milani këtë sezon synon që të renditet edhe në vendin e tretë në kampionat, pozicion që mundëson rikthimin në Ligën e Kampioneve. Në sfidat e ardhshme duhet t'i shfrytëzojmë sa më shumë hapat falsë të ekipeve që renditen përpara në klasifikim, duke grumbulluar sa më shumë pikë.

Si e analizoni fitoren kundër Alesandrias në gjysmëfinale?

Dua të përgëzoj si fillim Alesandrian, e cila është një skuadër që luan shumë mirë futboll dhe meritoi të shënonte një gol në "San Siro". Në pjesën e parë Milani më pëlqeu shumë, mbajti zotërimin e topit në fushë duke luajtur me personalitet. Më pas nuk më pëlqeu mënyra sesi ekipi pësoi rënie në pjesën e dytë, pasi u relaksua shumë, edhe pse shënuam dy gola.

Baloteli dhe Menez është një dyshe sulmuese me një nivel të konsiderueshëm. Cili, sipas Berluskonit, është çifti më i mirë për sulmin e Milanit?

Baloteli dhe Menez janë dy lojtarë që kanë karakteristikat e duhura për të luajtur bashkë. E njëjta gjë vlen edhe për Bakën dhe Menezin, ndërsa më duket vështirë rreshtimi në sulm me Balotelin dhe Bakën, pasi janë dy qendërsulmues dhe nuk mund të bashkëjetojnë mirë me njëri-tjetrin përpara. Unë kam një tjetër ide që më intrigon. Do të më pëlqente aktivizimi i Bonaventurës, i cili ka cilësi të shkëlqyera teknike, në kabinën e regjisë. Në të ardhmen kjo mund të jetë një zgjidhje funksionale. Më pas është edhe Boateng, i cili së bashku me Menezin dhe Balotelin janë talente të jashtëzakonshëm, që duhet t'i rikuperojmë përpara fundit të kampionatit.

President, si e analizoni "rilindjen" e El Sharauit në Romë dhe i druheni italianit për luftën Champions?

Po, më duhet të them se Roma për lojën që prodhon meriton të renditet mes kryesueseve të kampionatit, por uroj që Milani në fund të klasifikohet para kryeqytetasve. El Sharauin e kam ndjekur dhe më kanë pëlqyer shumë golat e tij. Stefan duhet ta bindë veten që mbart një potencial të madh.

Pyetja e fundit është mbi Balotelin. Mendoni akoma se Mario do të shpërthejë një ditë duke nxjerrë në pah vlerat e tij?

Mendoj se po. Së fundmi kam biseduar me Marion, të cilin e ftova që të çlirohet dhe të ketë një sjellje pozitive në fush- ën e lojës. Të gjithë urojmë të shpreh një herë e mirë potencialin që mbart, pasi dhuntitë nuk i mungojnë.

Përgatiti: LEAR MAÇI