e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berisha transferohet ne Australi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berisha transferohet ne Australi
Besart Berisha ish-sulmuesi i kombëtares së futbollit është transferuar tek ekipi australian i Brisbane Roar. Berisha i ka dhënë fund kështu qëndrimit në ekipin e Arminia Bielefeld. 26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me kampionët e Australisë dhe për sezonin 2011-2012 do të jetë pjesë e tyre. Shkak për transferimin e tij është bërë impresioni që ia i ka lënë zv.trajnerit të Brisbane Roar. Rado Vidosiç po ndiqte një ndeshje të djalit të tij në kategorinë e dytë gjermane dhe aty ka pikasur lojën e mirë të Berishës.

Ai ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren dhe ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve me Hamburgun dhe në vitin 2006 u bë shqiptari i parë që shënon në fazën në grupe në këtë kompeteticion. Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Brisbane. Për mua është një sfidë e re dhe jam i kënaqur për këtë. Nuk kam qenë kurrë në Australi por sa herë kam dëgjuar për të kam dëgjuar fjalë të mira. E di që në Australi tani futbolli është shumë i fortë dhe tani janë në një nivel të mirë”, është shprehur sulmuesi shqiptar. Berisha dy vitet e fundit ka luajt për Arminia Bielefeld ndërsa para se të kalonte tek ky ekip ka luajtur për tre vite në Angli për Burnley.