Beqaj, lamtumire futbollit, behet trajner i portiereve tek Anorthosis
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Arjan Beqaj u jep lamtumirën fushave të lojës. Pas një viti të pafat, të karakterizuar nga dëmtimet, problemet burokratike që e lanë jashtë fushave për gjashtë muajt e fundit dhe së fundmi shkrirja e skuadrës, ish-numri 1 i Kombëtares shqiptare ka vendosur të varë dorezat në gozhdë. Megjithatë, ai ka qëndruar pranë futbollit të luajtur, duke u emëruar trajner i portierëve tek Anorthosis Famagusta në kampionatin qipriot.
Zyrtarizimi i 35-vjeçarit është bërë nga klubi që përkohësisht i ka zyrat në qytetin e Larnakas, ndërsa ai do të jetë një prej ndihmësve të trajnerit bullgar, Stanimir Stoilov. Beqaj ka zëvendësuar në këtë post, Mikael Pampor, pasi ky i fundit nuk arriti të gjente akordin financiar për të vazhduar punën në stafin teknik të Anorthosis.
Emërimi i ish-“gardianit” kuqezi në rolin e trajnerit të portierëve ka ardhur si një surprizë. Gjithçka, sepse Beqaj ishte larguar nga Ermis Aradipou vetëm gjatë ditës së hënë. I transferuar në janar 2011 në radhët e skuadrës, ai nuk arriti të luante asnjë ndeshje zyrtare. Kjo për faktin se gjatë sezonit të kaluar portieri ishte regjistruar në dy skuadra dhe për gjysmën e dytë të sezonit u detyrua që vetëm të stërvitej.
Ky pritej të ishte viti i Beqajt tek Ermisi, ku kuqeziu do të ndihmonte klubin të mbijetonte në elitën e futbollit qipriot, megjithatë, për shkak të largimeve të disa aksionerëve, skuadra u shkri. Vetëm dy javë përpara startit të sezonit, lojtari i lindur në Prizren vendosi të prishte kontratën si futbollist, duke u bërë lojtari i 11-të që largohej nga ekipi.
Ai nuk është menduar dy herë për t’u rikthyer tek Anorthosis, ku ka luajtur nga viti 2006 deri më 2010, një skuadër me të cilën ka shkruar historinë në ishullin e Afërditës. Beqaj ka fituar një titull kampion në sezonin 2007-’08, si edhe Kupën dhe Superkupën në vitin 2007. Ish-portieri ishte protagonist në sezonin 2008-’09, ku ndihmoi Anorthosis që të bëhej skuadra e parë qipriote që arriti të luante në fazën e grupeve në Champions League.
Me emërimin tek Anorthosis, Beqaj i jep lamtumirën edhe Kombëtares. Prej kohësh ai është shndërruar në zëvendësuesin e Samir Ujkanit, megjithatë trajneri Josip Kuzhe e ka grumbulluar rregullisht në skuadër. Stafi kuqezi kishte parashikuar që 35-vjeçari të tërhiqej nga Shqipëria në fund të Euro 2012, së bashku me Lalën, e ndoshta edhe Skelën, Duron e Bogdanin.