e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha ne Panairin e Librit: Piedestal per historine, larg bunkerit hoxhist

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha ne Panairin e Librit: Piedestal per historine, larg bunkerit hoxhist
Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot ambientët e Panairit të Librit në vend nga ku tha se ky i sivjetshmi është më i madhi në 100 vite të pavarësisë së vendit.

“Ngjarja më kulmore në jetën kulturore të 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Ky panair, më i madhi i këtij lloji në historinë e Shqipërisë u jep lexueve shqiptarë kryevepra të letërsisë botërore dhe shqiptare. Por dua të pranoj se në 100-vjetorin e pavarësisë në kurorën e tij shkelqejnë librat e historisë së kombit shqiptar gjatë këtyre viteve.

Të cilat vendosin në piedestal të vërtetat historike 100-vjeçare të shqiptarëve, shënojnë një kapitull të ri në të vërtetën historike shqiptare, u japin mundësi…të gjitha moshave të njihen me historinë 100-vjeçare të këtij kombi dhe vendi’,-tha Berisha.

Sipas kryeministrit botimet realizuan një nga objektivat më madhore të shqiptarëve për kremtimet e 100-vjetorit.

“Nxorrën të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifikimi primitiv i historisë. Janë emancipuese, sepse paraqesin historinë e shqiptarëve dhe personaliteve dhe udhëheqësve të tyre ashtu siç ka qenë. Momenti i vetëm dhe i rëndësishëm në vlerësimin e tyre është që të kthehemi pas dhe të vlerësojmë ngjarjet dhe zhvillimet në dritën e kohës kur ka ndodhur, që ne të kuptojmë më mirë historinë tonë për çdo njeri të qytetëruar, komb të qytetëruar”,-tha Berisha.

Edicioni i 15-të i Panairit të Librit u çel dje në Pallatin e Kongreseve me pjesëmarrjen e mëse 100 shtëpive botuese dhe institucioneve vendase e të huaja. Veç shtëpive botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia eMalii Zi, në këtë panair marrin pjesë institucione kulturore të huaja në vend dhe përfaqësi diplomatike. Vlen të veçohet stenda e Ambasadës së SHBA-ve dhe ajo e Ambasadës së Francës që kanë zënë vend në mjediset e panairit i cili do të qëndrojë i çelur deri mbrëmjne e 18 Nëntorit në Tiranë.