Meta: Turp qe te pengohet integrimi
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se liderët politikë duhet të tregojnë maturi dhe të mos bllokojnë integrimin për çështje lokale. Gjatë një takimi me elektoratin e LSI-së në qarkun e Durrësit, Meta tha se politikan është ai që dallon prioritetet e vendit dhe se nuk mund të pengohet integrimi. “Është turp tashmë që për një çështje lokale të pengohet integrimi europian i vendit. Se ka një problem në Fier, por ka një problem në Durrës, ka dhe një problem në Laç. Politikan është ai që dallon prioritetet që ka vendi, edhe rolin e përgjegjësinë që ka forca e tij politike.
Por duke qenë të fortë nesër, do të imponojmë akoma dhe më shumë zgjidhje në problemet që ka bujqësia, në problemet që kanë të bëjnë me punësimin, problemet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve, e cila duhet të jetë vëmendja dhe prioriteti ynë për ta përmirësuar vazhdimisht. Për shembull, Shqipëria dhe shqiptarët ndëshkohen padrejtësisht, për faj të politikës së dy partive kryesore në mënyrë të veçantë, sepse ky nuk është ndonjë sekret që kjo është tepër konfliktuale dhe që ju e shikoni në Parlament”, theksoi Meta.
Kreu i LSI-së komentoi dhe vizitën e sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton, e cila kërkoi bashkëpunim midis palëve, por sipas Metës mesazhet e saj u harruan. “Nuk kemi pse të na tregojë Europa me gisht, sepse erdhi Hillary Clinton, foli në Parlament te podiumi dhe tha: “Bashkëpunim, bashkëpunim dhe nuk besoj tha që të kemi ndonjë shqiptar që nuk e do Shqipërinë”. Pra, pak a shumë tha që këtu janë disa duke punuar kundër Shqipërisë, por unë po ju them që ta kuptojnë që po e bëjnë këtë gjë, sepse nuk besoj se e bëjnë me qëllim. Iku Hillary Clinton, atje te podiumi nuk ngeli sharje pa u bërë një javë më pas, sulme e akuza e kështu me radhë.
Kjo nuk është normale dhe nuk është e drejtë, sepse unë mendoj se as socialistët dhe as demokratët në tërësi nuk e reflektojnë atë lloj agresiviteti të panevojshëm. Duhet që dhe politika të rrezatojë kulturë, maturi, përgjegjshmëri dhe duhet të orientohet drejt zgjedhjeve. Sepse nëse orientohet drejt konflikteve, atëherë në fusim në konflikt edhe shoqërinë”, u shpreh Meta.
Zgjedhjet e 2013
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i Durrësit Lefter Koka, deklaroi dje se në zgjedhjet e vitit 2013-s kjo forcë politike do të konfirmohet me më shumë mandate.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e arsyeshme, është një forcë pozitive. Dhe me angazhimin e me pjesëmarrjen tuaj, unë jam i bindur që ne këtë do arrijmë ta tregojmë, ta konfirmojmë në mënyrë akoma dhe më të suksesshme në qershorin e vitit 2013”, theksoi Meta.