e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

AK denon heqjen e ngjyrave kuqezi nga targat e makinave

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
AK denon heqjen e ngjyrave kuqezi nga targat e makinave
Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar modelin e ri të targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë në të cilat janë ndryshuar simbolet kombëtare. "Modeli i ri i targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë nuk mban më ngjyrat e flamurit kombëtar, por ato të partisë shtet dhe pse jo, të flamurit grek.

Aleanca Kuqezi dënon fort dhe ashpër ndryshimin e targave të automjeteve të qytetarëve shqiptarë pa një studim të caktuar madje më një nxitim të tepruar për të kopjuar modele të shteteve të tjera duke mos ruajtur origjinalitetin e simboleve kombëtare', është shprehur Kristi Andoni, sekretar për Transportin dhe Infrastrukturën. Aleanca Kuq e zi ka thënë se, ndryshimi i përmbajtjes së simboleve kombëtare është përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe është i dënueshëm nga Kodi Penal.