Berisha, gol dhe të kuq (VIDEO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Besart Berisha vazhdon paraqitjet e tij pozitive me fanellën e Melburnit, por këtë herë përveç golit të shënuar, sulmuesi kosovar është ndëshkuar me karton të kuq.
30-vjeçari realizoi që në minutat e para të takimit, por ju desh të fushën në minutën e 35-të.
Pasi merr një bërryl të rëndë futbollisti shqiptar mbetet i shtrirë në tokë, ndërkohë aty i afrohet lojtari kundërshtar duke e nervozuar. Berisha u ndie i acaruar dhe tentoi ta godite atë, gjyqtari e pa dhe e ndëshkoi me të kuqe.
Dhe pse me 10 lojtarë, skuadra e tij Melburne Viktori fitoi me rezultatin 4-1.