Berisha del para shtypit ne oren 19:00, fjalimi i Rames e ka lene pa ngushellim
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Sali Berisha do dalë për herë të parë para gazetarëve në orën 19.00. Askush nuk e di, përveç ndoshta të së shoqes e Lulzim Bashës, se çfarë do të thotë e se cili do të jetë qëndrimi i tij në këtë moment të parë. Burime të mirinformuara kanë thënë për respublica-n, se ai nuk e ka pritur këtë disfatë kaq totale, se ai është duke e vuajtur shumë, dhe se ndihet i braktisur e i zhgënjyer nga shumë njerëz, që kanë qenë rrotull tij. Burimi ynë na tha se fjala e mbrëmshme e Ramës ka qenë e tillë që e ka lënë pa ngushëllim.
Do ish shumë i kënaqur që Rama të mbante një fjalim arrogant, fyes e kërcënues, por mesazhet që fituesi ka përcjellë e kanë çarmatosur. Ndërkohë i ka vajtur në vesh që diplomatët ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë të Brukselit dhe Washingtonit, kanë mbetur të befasuar për mirë nga ky fjalim.Shkurt, Berisha ka mbetur pa ngushëllim. Të presim e të marrim vesh se ç’vendim ka marrë.