e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha: 'Takimi Thaçi-Daviv deshmon per vullnetin e tyre per dialog'

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha: 'Takimi Thaçi-Daviv deshmon per vullnetin e tyre per dialog'
Kryeministri Berisha vlerësoi takimin e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç.

“Takimi i djeshëm provon vullnetin e të dy palëve për të zgjidhur me dialog konstruktiv problemet e shumta dhe të rëndësishme midis dy vendeve fqinje, që punojnë për të ardhmen e tyre europiane”, - thuhet në deklaratën e Kryeministrit Berisha.

Të premten Kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe ai kovosar, Hashim Thaçi zhvilluan një takim nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton në Bruksel. Shefja e diplomacisë evropiane e cilësoi takimin mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës si të mirë dhe konstruktiv, ndërsa takimi i radhës me krerët e qeverive të të dyja palëve parashikohet të ndodhë së shpejti.