Policia perdor konsullin e 'rreme' italian per te arrestuar koordinatorin e greves
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Massimo Nicolini, është mashtruesi italian, që policia ka përdoruar për të ndaluar koordinatorin e grevës së ish-të përndjekurve politikë, Asllan Patriotin.Ai është paraqitur si konsull i rremë në Shqipëri.
Italiani Nicolini është hetuar në Itali si mashtrues pasi është paraqitur në Shqipëri si konsull italian dhe është i përfshirë në skema të mashtrimit bankar. Nicolini pretendoi të jetë një Konsulli i Nderit i Shqipërisë. Pas kontrolleve në listat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, e kanë paditur për uzurpim të titullit. Ai tani jeton në Durrës dhe është gati për t’u bërë qytetar nderi i këtij qyteti.
Në bisedë telefonike me gazetën italiane ai thotë se nuk ka thënë që është konsull nderi, por mban urdhrin e nderit të Varrit të Shenjtë, një urdhër honorifik i Bizantit.Por ai ka shtuar se “unë jam në të vërtetë duke pritur që të bëhem edhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë. Procesi tashmë ka filluar dhe janë dërguar edhe letrat kredenciale Ambasada Shqiptare në Romë”. Por nga një verifikim i lehtë në Vatikan për Nunciaturën Apostolike në Tiranë del se pozita e Konsullit të Nderit në Tiranë nuk ekziston.
Ndërsa, mbrëmjen e së mërkurës policia ka shoqëruar në komisariat koordinatorin e grevës së urisë të ish-të përndjekurve politikë që sot hyn në ditën e 27.
Polica njoftoi se Patrioti është vënë në pranga me akuzën mashtrimit. Sipas saj, Patrioti,ka vjedhur me anë të mashtrimit një shtetas italian të cilit i ka marrë 700 euro pasi i premtoi se do t’i nxirrte automjetin e tij nga komisariati.
Burime zyrtare të policisë së Tiranës bënë të ditur se në muajin qershor 2012, shtetasi italian M.N denoncoi vjedhjen e automjetit te tij personal, i cili pas pak ditësh u gjet dhe iu kthye pronarit nga strukturat e policisë së komisariatit të policisë Nr.4 Tiranë.
‘Ndërkohë që shtetasi italian prej kohësh, pas gjetjes se automjetit të vjedhur, ishte nën presionin e shtetasit Asllan Patrioti për t’u paguar, pasi pretendonte se kishte ndikuar për gjetjen e automjetit të vjedhur’, tha policia.Sot mediat italiane kanë reaguar, duke u shprehur se policia shqiptare përdori një shtetas italian, i cili është mashtrues për të arrestuar koordinatorin e grevës.
Tufa: Të reagojnë ndërkombëtarët, pa na bëjnë presion
Koordinatori i grevës Skënder Tufa ka reaguar sot në lidhje me presionin që po u bëhet grevistëve. Ish-të përndjekurit politik sot hynë në ditën e 28 të grevës ndërsa gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet. Tufa në një prononcim për mediat ka bërë sërish thirrje për tu ulur në tryezë për të gjetur një zgjidhje ndërsa ka shtuar se grevistëve po u bëhet presion.
"Greva po censurohet në mënyrë ekstreme dhe grevistët po u bëhet presion në mënyrë të hapur. Ne jemi qytetarë dhe duam zgjidhje qytetare. Kjo grevë është pishtari i demokracisë dhe kush fyen këtë grevë ka fyer demokracinë” tha Tufa .Ai gjithashtu kërkoi ndërhyrjen e përfaqësive diplomatike në vend për të ofruar një vend në territorin e ambasadave ku ish të përndjekurit të vijojnë grevën e urisë.
“U kërkojmë përfaqësive diplomatike të na hapin një ambient brenda ambasadës për të zhvilluar grevën sepse kjo grevë po bëhet në një presion terrori psikologjik”, tha Tufa.