Greqi, 81% e qytetareve, te pakenaqur me qeverine
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Partia kryesore opozitare në Greqi, Syriza, dhe ajo e së djathtës ekstreme, Agimi i Artë kanë një popullaritet në rritje në një kohë kur votuesit janë të zemëruar me valën e re të shkurtimeve në paga dhe pensione, diktuar kjo nga liderët e huaj. Rritjen e Syriza dhe Agimit të Artë e dëshmon një sondazh i publikuar të premten, i organizuar me porosi të gazetës “Ellada Avrio”, i cili gjithashtu tregon se 81% e qytetarëve nuk janë të kënaqur me atë që po bën qeveria.
Nëse zgjedhjet në Greqi do të mbaheshin sot, Syriza do merrte 30.5% të votave krahasuar me 27% që do të merrte Demokracia e Re, e cila kryeson koalicionin qeverisës bashkë me dy parti të tjera, që mbështesin ndihmën e huaj. Ndërsa për ultra-nacionalistët e Agimit të Artë ka një mbështetje prej 14%, që është sa dyfishi i asaj që mori në zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar.