e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berisha: Jam i lumtur qe do te luaj per Lacion

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berisha: Jam i lumtur qe do te luaj per Lacion

Portieri i Kombëtares shqiptar, Etrit Berisha më në fund bëhet pjesë e klubit të madh italian, Lacio. Marrëveshja në mes Lacios dhe Kalmarit për transferimin e portierit kosovar është arritur mbrëmë. “Gardiani” shqiptar është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Lacios, skuadër në të cilën luajnë edhe Lorik Cana dhe Tomas Strakosha.

“Unë jam i kënaqur që mu dha shansi të luaj në një klub si Lacio. Në këtë moment e ndiej si detyrim të falënderoj klubin, ekipin dhe të gjithë tifozët të cilët kanë më përkrahur mua gjatë gjithë kohës. Ka qenë një nder teksa për shumë sezone mbrojta portën e Kalmarit”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të skuadrës suedeze. Ish- portieri i 2 Korrikut sot pritet t’i bashkohet klubit italian. Berisha ka nënshkruar një kontratë e cila do ta mbajë për 5 sezonet e ardhshme në radhët e Lacios.