e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Berisha: I lumtur per fjalet e thena nga Allegri

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Berisha: I lumtur per fjalet e thena nga Allegri

Besart Berisha ka qenë njëri prej protagonistëve në ndeshjen miqësore midis All Stars Australia dhe Juventusit, të zhvilluar në Australi. Edhe pse nuk shënoi gol në ndeshjen e fituar nga italianët me rezultatin 3-2, sulmuesi shqiptar ka bërë një paraqitje pozitive në fushën e blertë. Tranjeri i Juventusit, Massimiliano Allegri, pas përfundimit të ndeshjes u shpreh se Berisha ishte një kërcënim serioz për skuadrën e tij.

“Ndihem mirë, kam dëgjuar fjalët e trajnerit Allegri dhe jam i lumtur. Në Shqipëri kombëtarja drejtohet nga një trajner italian dhe ndoshta aty është folur mirë për mua”, ka thënë Berisha.

Sulmuesi i Melbourne Victory është shprehur i lumtur që pati mundësinë të luaj në krah të një prej futbollistëve më të njohur italian, Alessandro Del Piero.

“Ka qenë një ditë e paharrueshme për mua, pasi kam luajtur përkrahë Alessandro Del Pieros, diçka që e kam ëndërruar që prej fëmijërisë. Del Piero është një lojtar i madh, u munduam të bënim më të mirën, por ishim edhe pak të pafatë, pasi u ndëshkuam në fund të takimit. Mendoj se kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin Australian” tha Berisha.

29 vjeçari nga Prishtina ka shfaqur edhe synimin e tij për tu përzgjehdur sërish në formacionin më të mirë të Australisë vitin e ardhshëm. “Shpresoj që të përzgjidhem edhe vitin e ardhshëm në formacionin më të mire të Australisë”, ka deklaruar ai.