Berisha: I kemi gati strategjite per plotesimin e kushteve
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Qeveria gjendet e pergatitur per plotesimin sa me te shpejte te kushteve qe Komisioni Evropian i ka vendosur Shqiperise ne kuader te liberalizmit te vizave. Kryeministri Berisha pershendeti dje rekomandimin per vizat, duke e cilesuar si moment historik dhe deklaroi se qeveria ka gati strategjine per riintegrimin e te riatdhesuarve. Berisha tha se po luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe sipas tij, ligji antimafia ka sherbyer maksimalisht ne kete proces. Shefi i ekzekutivit tha se Policia e Shtetit dhe Prokuroria kane nisur nje numer çeshtjesh per konfiskimin e aseteve kriminale dhe disa prej tyre pritet te dergohen shume shpejt, ne gjykate.
Plotesimi i kushteve
Shefi i qeverise deklaroi dje se qeveria ka marre te gjitha masat per plotesimin e kushteve qe rrjedhin nga procesi i liberali9zmit te vizave. ”Ne kete kontekst, une kam kenaqesi t’ju informoj se rekomandimi per strategjine per rintegrimin e te riatdhesuarve, pas nje pune shume intensive, meqenese kjo nuk ishte ne kerkesat e udherrefyesit, por u shtua per arsye qe dihen, ekspertet shqiptare dhe ata nderkombetare kane pergatitur nje nga strategjite me te shkelqyera, qe tani eshte ne diskutim e siper me faktorin nderkombetar dhe sapo te perfundoi ky diskutim dhe keto opinione, do te miratohet nga Keshilli i Ministrave dhe Komiteti Nderministror per Liberalizimin e Vizave” u shpreh Berisha. Ai tha se qeveria ka marre angazhim maksimal ne luften kunder krimit dhe korrupsionit ne vend. “U mbeshtet me fonde dhe burime te veçanta Policia e Shtetit per sistemin MEMEX, sistem i analizes on line te kriminalitetit ne vend. U dhane te gjitha burimet dhe kjo eshte ne proces e siper. Se shpejti, qeveria merr vendimin per te shtuar personelin ne drejtorite e luftes kunder trafiqeve dhe droges. Ju e keni pare qe po merren masa shume serioze per te bere zero tolerance ndaj mbjelljes se kanabisit” theksoi Berisha. Sipas tij, “Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e shtetit kane pergatitur trajnime te perbashketa ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit”.
Lufta kunder krimit dhe korrupsionit
Shefi i ekzekutivit deklaroi se ligji antimafia i miratuar nga Parlamenti shqiptar, eshte nje nder ligjet me te mira te kohes te miratuara ne kete fushe. “Vullneti yne eshte i hekurt per ta zbatuar kete ligj. Jane krijuar strukturat gjurmuese ne Policine e Shtetit dhe brenda pak ditesh, do te trefishohet personeli ne keto struktura. Policia e Shtetit dhe prokuroria kane nisur nje numer çeshtjesh per konfiskimin e aseteve kriminale dhe disa prej tyre pritet te dergohen shume shpejt, ne gjykate. Pra, me kete ligj, qe misheron ne vetvete standardet me te avancuara te luftes kunder krimit te organizuar dhe pasurive te tij, jam i bindur se ngreme ne nje stacion te ri, apo hapim nje kapitull te ri te suksesshem ne luften kunder saj”, u shpreh Berisha.
“Vendimi per vizat, historik”
“Kjo perben nje arritje madhore historike per çdo qytetar shqiptar. Kjo perben nje enderr te realizuar te shqiptareve, por nje enderr qe nga rilindesit e tyre e gjer ne ditet e sotme. Kjo perben nje premtim te mbajtur nga kjo qeveri, e cila ishte zotuar se do te merrte çdo mase, do te bente çdo reforme, do te miratonte çdo ligj e vendim, ne menyre qe ky vendim, i shumepritur prej shume e shume dekadash, te merrej ne Bruksel”.
“Garantoj plotesimin e te gjitha kushteve”
Garantoj Komisioneren Malstrom, Komisionin Evropian dhe te gjitha vendet anetare se tre çeshtjet e lena ne ngarkim te autoriteteve shqiptare per shqyrtim dhe zgjidhje do te trajtohen dhe po trajtohen me seriozitetin me te madh kjo qeveri, njelloj si e gjithe paketa e kerkesave te udherrefyesit te Komisionit Evropian per heqjen e vizave.
“Gjykatat do te jene ne lartesine e duhur”
“Sigurisht gjykata nuk mund te perjashtohet ne asnje rast, sepse ashtu eshte , ligji i jep mundesine e konfiskimit, te gjithe procedurat do te ndiqen, por nuk kam dyshim se gjykatesit shqiptare, sistemi i drejtesise do te jene ne lartesine e pergjegjesise dhe te vendimeve ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare”.
Kreu socialist leter Presidentit te Komisionit Evropian, Barroso
Rama: Vendimi per vizat, te mos ndikohet nga kriza
Opozita kerkon qe vendimi i Komisionit Evropian per liberalizmin e vizave me BE-te, te mos ndikohet nga kriza politike ne Shqiperi. Permes nje letre derguar Presidentit te Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso, kreu i Partise Socialiste, Edi Rama, shpreh mirenjohjen e pakices per rekomandimin e KE per heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret.
Letra
Ne letren e tij, shefi i opozites, Edi Rama, i kerkon Presidentit te KE-se qe levizja e lire e qytetareve shqiptare te mos pengohet nga ngerçi politik qe ka mberthyer vendin qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit. “Lejomeni t’ ju lutem zoti President, qe levizja e lire e qytetareve te mos varet a lidhet ne asnje menyre me çfaredo problemi qe Shqiperia sot ka, per shkak te mungeses se transparences dhe te kushtetutshmerise ne nje sere aspektesh te administrimit te puneve te vendit, duke filluar nga vete Parlamenti ku keto mungesa themelore fatkeqesisht hasen rendom”, theksohet ne letren e kryesocialistit. Nder te tjera, Rama thekson se liberalizimi pa kushte i vizave me Shqiperine do te inkurajoje, sipas tij, edhe ne kapercimin e pengesave te veshtira me te cilat po perballet vendi.
Mbeshtetja e PS
Kryesocialistit nenvizon perpjekjet dhe mbeshtetjen e forte te opozites per te bere realitet endrren e shqiptareve. “Apelin per heqjen e regjimit te vizave e per moskushtezimin e kesaj procedure te shumepritur per Shqiperine e kemi bere pa pushim ne Tirane, Bruksel, Strasburg , Prage, Sarajeve, kudo ku kemi gjetur nje hapesire evropiane per te thene fjalen tone ne emer te nje populli evropian, te shumevuajtur, 50-vjet nen nje prej regjimeve komuniste me brutale ne bote. Kemi punuar, ne mes te krizes politike qe ka mberthyer vendin, per miratimin konsensual ne Kuvendin e Shqiperise te nje rezolute te 11 marsit 2010, ku kemi inkurajuar institucionet shqiptare ne permbushjen e standardeve te Udherrefyesit per liberalizimin e vizave“, shkruhet ne leter .
Ne fund te letres, Rama vlereson kontributin e zotit Barroso ne mbeshtetje te Shqiperise drejt integrimit evropian te vendit.