e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

PLUS (Mobile 4 AL Sha) pergatitet per futjen ne tregun e telekomunikacionit

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
PLUS (Mobile 4 AL Sha) pergatitet per futjen ne tregun e telekomunikacionit
Plus, operatori me i ri ne tregun shqiptar prezantoi dje pasdite ne nje konference per shtyp arritjet e tij te deritanishme dhe planet afatshkurtra per ofrimin ne treg te sherbimeve te tij.Drejtori Ekzekutiv i PLUS, Moni Buchnik njoftoi se kompania ka nenshkruar tashme marreveshjet tregtare me furnitoret kryesore te rrjetit, pas proçesit tenderues: Disa kompani shqiptare jane kontraktuar per kryerjen e punimeve te nevojshme per ndertimin e rrjetit: ndertimin e stacioneve te backbone, stacioneve ne terren, stacioneve ne godina, ofrimin e sherbimeve dhe pajisjeve elektrike, mirembjatjen e rrjetit si dhe sherbimin e sigurise fizike per rrjetin etj. -Nokia Siemens eshte perzgjedhur si furnitori i RAN (Radio Access Network) dhe paisjeve te Core Network (çentralit). -NEC eshte perzgjedhur si furnitor i rrjetit backbone dhe linqeve te tij microwave. -Comverse eshte kompania e perzgjedhur per te ofruar pajisjet BSS / VAS (tarifimi dhe sherbimet me vlere te shtuar. Buchnik tha: “Ne jemi shume te kenaqur me teknologjine dhe furnitoret tane. Per ne, ky proçes ishte i rendesishem per te siguruar cilesine e sherbimit dhe per te permbushur objektivat tona te biznesit.

 Tashme qe kontratat jane nenshkruar, ne jemi te bindur qe kemi teknologjine me te mire dhe me te fundit qe do te na mundesoje: shpejtesi drejt tregut, fleksibilitet, inovacion/diferencim, avantazh konkurrues dhe nje rrjet te konsoliduar per te perballuar sfidat teknologjike qe kemi perpara. Gjeja me e rendesishme eshte se duam te bashkepunojme me kompanite shqiptare sa me shume qe te mundemi, me qellim maksimizimin e efikasitetit te aktivitetit tone duke ndihmuar ne kete menyre ne mbeshtjetjen e partnereve shqiptare te biznesit.” Gjate konferences per shtyp, Buchnik prezantoi parimet e biznesit dhe vizionin e kompanise. Ai tha qe PLUS do te fokusohet ne ndertimin e nje rrjeti cilesor ne nje kohe rekord, me qellim permbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullatore, si dhe ne ofrimin e vlerave me te mira te sherbimit ndaj klienteve. Ai theksoi qe kompania synon te shnderrohet ne nje lider tregu ne fushen e telekomunikacionit, duke sjelle vlera te shtuara tek klientet, sikurse shprehet ne menyre mjaft domethenese edhe ne emrin e markes se kompanise: PLUS.

Informacion rreth PLUS / Mobile 4 Al sh.a

Kompania u themelua me 26 Qershor 2009, me vendimin nr NUIS K91811014B te Gjykates se Tiranes.  PLUS i eshte akorduar licenca e GSM-se pas ofertes me te larte prej 7.2 milione eurosh ne tenderin nderkombetar mbajtur me date 23 Janar 2009. Sot, kompania numeron me shume se 105 FTEs dhe eshte ne procesin e ndertimit te sistemeve dhe procedurave te brendshme per mbeshtetjen e aktivitetit tregtar qe fillon se shpejti. Kompania do t’u ofroje klienteve te saj gamen e plote te sherbimeve GSM, sikurse parashikohet ne Autorizimin Individual, me synim penetrimin e shpejte ne treg.