e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Zbardhet platforma e Rames per shkrirjen e partive te vogla me PS-ne

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zbardhet platforma e Rames per shkrirjen e partive te vogla me PS-ne
G-99, PSD, PDS “dorezojne” logot, zgjedhin trendafilin e PS

Spektri i majte politik se shpejti nuk do te kete me logot e disa partive te vogla por vetem nje, ate te Partise Socialiste. Edi Rama po harton projektin e opozites se bashkuar ku nje pjese e planit eshte shkrirja e aleateve natyrale nen ombrellen e selise roze. Burime prane liderit socialist bejne te ditur se behet fjale per nje platforme e cila parashikon qe PSD e Skender Gjinushit, PDS e Paskal Milos dhe G-99 e Erion Veliajt, te nderpresin se funksionuari si subjekte me vete. Nderkohe qe platforma parashikon nje formacion te gjere opozitar per te perballur kundershtaret politik Berisha-Meta. Edhe ndryshimi i programit politik te PS-se, duke bere pjese integrale te se majtes ish-pronaret dhe ish te perndjekurit politike, ishte ne funksion te unifikimit te opozites. Vetem nje jave me pare, Edi Rama i beri nje ftese publike kreut te G-99 Veliaj per tu bere pjese e strukturave te PS-se, nderkohe qe ky i fundit tregoi gatishmerine dhe vullnetin per ta formesuar sa me pare propozimin. Rama ftesen do ta beje dhe per kryetaret e partive te tjera aleate te cilet do te vendosin nese do te pranojne idene e nje shkrirje perfundimtare me PS-ne apo krijimin e nje konfederate te majte e cila eshte diskutuar edhe me pare. Pjese e koalicionit opozitar do te jene dhe parti te djathta te cilat tashme jane shprehur qarte se mbeshtesin PS ne perballjen me mazhorancen e djathte.

Platforma e shkrirjes

Skender Gjinushi, Paskal Milo, Erion Veliaj, ne zgjedhjet e ardhshme do te kandidojne per deputete nen siglen e Partise Socialiste. Edi Rama nuk ka ndermend te kerkoje ndryshimin e sistemit zgjedhor, çka i detyron kryetaret e partive te vogla te mendojne strategjine marrjes se mandatit te deputetit. Ne nje mbledhje te drejtuesve opozitare, Edi Rama ftoi Veliajn publikisht per tu bere pjese e PS-se. Vetem pak dite me pas, Veliaj u shpreh i gatshem per nje nisme te tille duke u shprehur se kerkesa e Rames duhet te kete nje pergjigje pozitive. “Nuk ka asnje habi qe njerezit e mire dhe progresiste te bashkepunojne. Ka me shume habi te shikosh Nanon, Berishen dhe Meten qe jane ne nje triumvirat sundimi te ketij vendi prej 20 vitesh. Pra kur gjithe forcat e se keqes, pra ky aks i se keqes bashkepunon, pse te mos bashkepunoje edhe aksi i se mires”, deklaroi Veliaj ne media lidhur me idene e shkrirjes se G-99-se me PS-ne. Nderkohe pritet edhe reagimi i Milos dhe Gjinushit per t’i “vene çelesin” partive te tyre dhe te futen ne selise roze. Tashme pjese e PS-se, jane bere te larguarit nga LSI, Pellumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Fatos Klosi dhe Mustafa Muçi. Po ashtu disa nga drejtuesit e PSV’91, te udhehequr nga Gjergj Koja, kane shprehur gatishmerine te jene serish ne familjen e socialisteve te drejtuar nga Rama. Mbetet ende mister rruga qe Rama do te zgjedhe per te sqaruar marredheniet me Ben Blushin dhe grupin qe perfaqeson per te mbyllur “çarjen” e krijuar mes tyre muajit e fundit. Sa i perket Arben Malajt, duket se marredheniet mes tyre jane futur ne normalitet edhe per shkak te greves se urise.

Koalicioni opozitar

Duke humbur zgjedhjet e kaluara per shkak te mungeses se nje koalicioni te gjere, Edi Rama ka vendosur te riparoje pikerisht kete defekt. Ne pamundesi per te pasur aleat Ilir Meten, Rama ka zgjedhur disa parti te spektrit te majte dhe te djathte. PS do te kete nje bashkepunim dhe koalicion me PDK-ne e Nard Ndokes, PLD-ne e Spartak Ngjeles, por dhe me shoqaten e ish te perndjekurve te perfaqesuar nga Kurt Kola. Nderkohe do te mbahen marredhenie bashkepunimi dhe PBDNJ-ne e Vangjel Dules, e cila duket e vendosur per te qene ne koalicion me PS-ne. Nderkohe qe Preç Zogaj mendohet se do te jete ne listen e kandidateve te PS-se per deputete. Me tu kapercyer kriza politike, PS do te jete e angazhuar maksimalisht per zgjedhjet e ardhshme si ato lokale dhe ato parlamentare. Sistemi zgjedhor aktual, i cili eshte anatemuar nga shume aktore ne vend, duket se nuk eshte ne planet e Edi Rames per ta ndryshuar. Ky sistem disfavorizon dukshem partite e vogla ku futet dhe LSI-ja, nderkohe qe jep mundesine qe vendi te kete vetem dy parti kryesore, ku opozita te jete shume e forte dhe qeveria e dobet per sa i perket numrave ne Parlament.  

G99 shkrihet ne PS

Ne nje mbledhje te drejtuesve opozitare, Edi Rama i beri nje ftese publike drejtuesit te grupimit politik, G-99 Erion Veliaj, per tu futur ne strukturat e PS-se. Vetem pak dite me pas, Veliaj u shpreh i gatshem per nje nisme te tille duke u shprehur se kerkesa e Rames duhet te kete nje pergjigje pozitive. “Nuk ka asnje habi qe njerezit e mire dhe progresiste te bashkepunojne. Ka me shume habi te shikosh Nanon, Berishen dhe Meten qe jane ne nje triumvirat sundimi te ketij vendi prej 20 vitesh. Pra kur gjithe forcat e se keqes, pra ky aks i se keqes bashkepunon, pse te mos bashkepunoje edhe aksi i se mires”, deklaroi Veliaj ne media lidhur me idene e shkrirjes se G-99 me PS-ne.

PSD e PDS ne dilemen me PS a ne PS?

Skender Gjinushi dhe Paskal Milo jane ne dileme te madhe nese do te pranojne oferten e Rames per te shkrire partite e tyre me PS-ne apo te vijojne te jene me vete duke bere koalicionin opozitar. Ne kushtet kur Edi Rama nuk ka ndermend qe te propozoje ndryshimin e kodit elektoral, mbijetesa e Gjinushit dhe Milos ne Kuvend behet thuajse e pamundur. Zgjedhjet e kaluara i lane dy figurat e njohura te se majtes jashte Parlamentit, por nese edhe ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te mundin te futen ne Kuvend praktikisht karriera e tyre ne politiken aktive do te merrte fund. Ditet ne vijim do te zbulojne dhe vendimin perfundimtar te tyre per te pranuar platformen e Rames per tu futur ne PS si 65 mije anetaret e kesaj partie ne gjithe vendin.

Koalicioni opozitar

Duke humbur zgjedhjet e kaluara per shkak te mungeses se nje koalicioni te gjere, Edi Rama ka vendosur te riparoje pikerisht kete defekt. Ne pamundesi per te pasur aleat Ilir Meten, Rama ka zgjedhur disa parti te spektrit te majte dhe te djathte. PS do te kete nje bashkepunim dhe koalicion me PDK-ne e Nard Ndokes, PLD-ne e Spartak Ngjeles, por dhe me shoqaten e ish te perndjekurve te perfaqesuar nga Kurt Kola. Nderkohe do te mbahen marredhenie bashkepunimi dhe me PBDNJ-ne e Vangjel Dules, e cila duket e vendosur per te qene ne koalicion me PS-ne. Nderkohe qe Preç Zogaj mendohet se do te jete ne listen e kandidateve te PS-se per deputet.