e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Berisha: Greva, politike dhe e manipuluar. Mos coni me shishe benzine

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Berisha: Greva, politike dhe e manipuluar. Mos coni me shishe benzine
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sërish se greva e urisë së ish të përndjekurve politikë është tërësisht politike dhe se në grupin e tyre është ai grusht njerëzish që kanë qenë historikisht kundërshtarë të palëkundur të Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh se gjatë kohës në pushtet, PD është përpjekur të rregullojë jetën e ish të përndjekurve e ish të dënuarve politikë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

Kryeministri i akuzoi grevistët e urisë si mashtrues, sepse ata kanë përfituar dëshmpërblimin e merituar në para dhe në aksione, ndërsa deputetët e opozitës i akuzoi për 'furnizimin me shishe benzinë në ambientet e grevës'.

Berisha u bëri thirrje familjarëve të grevistëve që të tërheqin njerëzit e tyre nga greva, duke lënë të kuptojë se Qeveria nuk do të pranojë të plotësojë asnjë prej kërkesave të parashtruara nga këta grevistë.

Majko: Greva e urisë, ekonomike

Deputeti socialist Pandeli Majko shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar në grevën e urisë së ish të dënuarve politikë, të cilën e quajti grevë ekonomike të disa njerëzve dinjitozë.

"Para shkëlqimit të fishekzjarreve të lumturisë për statusin, dje pamë një shkëlqim tjetër, atë të djegies së një grevisti", tha Majko.

Sipas tij është shumë e rëndë situata, kur Kryeministri e konsideron këtë grevë politike, ndërsa nga Ministria e Financave thuhet se ata janë dëmshpërblyer për vitet e burgut.

"Kryeministri të cojë negociatorët dhe të ulen dhe të bisedojnë me grevistët. Ata nuk kanë nevojë që të vizitohen në spital nga Ministri i Shëndetësisë kur janë vetëdjegur", u shpreh Majko.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së parlamentit Jozefina Topalli, e cila e konsideroi këtëndërhyrje të Majkos, si hipokrizi dhe të padrejtë, ndërsa kujtoi se në kohën kur socialistët ishin në qeveri nuk kanë bërë asgjë për shtresën e ish të përndjekurve politikë.