Tirane, gjykata vendos 'arrest shtepie' per Pal Shtejfnin
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest shtëpie për Pal Shtjefnin, ish- i përndjekuri politik që akuzohet se i vuri flakën grevistit Gjergj Ndreca, pranë ambienteve të grevës së urisë së 19 ish-të burgosurve politikë. Shtjefni është paraqitur sot përpara togës së zezë për vlerësimin e masës së sigurisë.
Ai nuk ka pranuar akuzën, ndërkohë që sipas prokurorisë ai i ka vënë flakën Ndrecës, i cili pasi ishte lyer me benzinë nuk kishte mundur të ndizte shkrepësen. Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest shtëpie, deri në fund të hetimeve. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka vendosur që Shtjefni të lirohet nga burgu dhe të lihet në arrest shtëpie, deri në fund të hetimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë ku grevisti Gjergj Ndreca, tentoi të vetëflijohej në shenjë protestë për mungesën e reagimit të qeverisë për zgjidhjen e kërkesave ekonomike të parashtruara nga ish-të burgosurit politikë. Ndreca ka deklaruar në spital se i ka vënë vetes flakën dhe Shtjefni është plotësisht i pafajshëm.