e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Super Mario Balotelli ne kerkim te reperit Jay-Z

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Super Mario Balotelli ne kerkim te reperit Jay-Z
Mario Balotelli ka qënë në përgjim të reperit Jay-Z. Profesionalisht ylli Italian i futbollit nuk është i interesuar për të bashkëpunuar me reperin e talentuar, por ai dëshiron t’a ftojë atë për një garë me makina. Raperi Tinchy Stryder ka zbuluar se Mario i ka kërkuar ta vërë në kontakt me Jay-Z, kur i firmosi një bluzë më herët gjatë këtij viti.

Tinchy tha: “Kur e takova atë në fillim ai më tha: ‘Kam dëgjuar që njeh Jay-Z, e keni numrin e tij?’. I thashë: ‘Jo se kam’, e ai më tha: ‘Ok, por nëse e takon herë tjetër thuaji se dua të garoj me të’”. Duke shtuar: “Mario ka blerë një makinë të re dhe thotë nëse ka marrë edhe Jay-Z një makinën të shpejtë do të garojë me të. Unë s’jam i sigurt nëse Jay-Z i jep më makiëns vetë”. Tinchy ka pranuar se ai është ende në kontakt me Mario-n. Ai shtoi: “Ai është një djalë i lezetshëm dhe sa herë Manchester City merr një rezultat të keq unë e kontaktoj atë”.