e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Benfica shuan endrren europiane te Juventusit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Benfica shuan endrren europiane te Juventusit

Benfica arrin finalen e dytë të Europa League në dy vitet e fundit pas barazimit 0-0 në shtëpinë e Juventusit, dhe fitores 2-1 në ndeshjen e parë në Lisbon. Kampionëve italian u duhej vetëm një gol për të prenotuar finalen e cila do të luhet në Torino, por e patën të pamundur përballë mbrojtjes së vendosur të Benficas, e cila pas kartonit të dytë të verdhë të Enzo Perez mbeti në fushën e lojës me dhjetë lojtarë. Dominimi i bardhezinjëve në fushën e lojës ishte total duke kërkuar golin që do ti dërgonte drejt finales së 14 majit, por përpjekjet Tevez, Pirlo, Pogbas apo Vidal nuk deportuan dot në portën e luzitanëve. Vlen të përmendet rasti i kilianit Arturo Vidal, goditjen e të cilit e ndali në vijën fatale të portës mbrojtësi Luisao. Me ftesë të argjentinasit Tevez, në stadium ndodhej  për të parë ndeshjen edhe Diego Armando Maradona, i cili nuk dukej shumë i lumtur me rezultatin. Në minutën e 67, Enzo Perez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Benfican me dhjetë lojtarë. Nëntë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt Osvaldo shënon në portën e Benficas, por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e fundit të ndeshjes një situatë aspak e këndshme do të përfshinte Mirko Vucinic dhe Lazar Markovic, të cilët pas një zënke midis tyre u ndëshkuan të dy me karton të kuq. Me këtë barazim merr fund ëndrra e Juventusit për të fituar një trofe europian, pasi i fundit daton në vitin 1996 kur torinezët fituan Champiosn League.

Portugezët e Benficas do të përballen më finalen e 14 majit në Juventus Arena, me skuadrën spanjolle të Sevillas. Edhe pse u mund në ndeshjen e dytë me rezultatin 3-1 në fushën e Valencias, Sevilla kualifikohet për në finalen e Europa League, fal fitores 2-0 të arritur në ndeshjen e parë gjysmëfinale. Mbia shënoi golin e finales në minutën e 94 të ndeshjes, duke i dhënë një goditje të fortë vendasve të cilëve u duheshin vetëm pak sekonda për të prekur finalen e Torinos.