Bazeli kthehet ne nje çerdhe shqiptaresh
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bazeli duket se ka ndërmend të shtojë shqiptarët në radhët. Pas Xherdan Shaqirit, Arlind Ajetit, vëllezërve Granit e Taulant Xhaka, pjesë e skuadrës së Baselit është bërë edhe një tjetër futbollist shqiptar, Valmir Nafiu. Ky i fundit ka arritur marrëveshje me kampionin e Zvicrës, derisa do të transferohet në “St. Jakob-Park” sapo të mbushë 18 vjeç. Talenti i lindur në Tetovë, vetëm 17 vjeç, i cili sezonin e fundit ka luajtur si sulmues me kampionin e Maqedonisë, Shkëndija, ka arritur për momentin një marrëveshje paraprake me Bazelin. Por, lojtari i përfaqësueses Under 19 të Maqedonisë nuk do të ketë të drejtë të luajë dhe të nënshkruajë kontratë me kampionin zviceran, pasi ende nuk i ka mbushur 18 vjeç. Megjithatë, tashmë duket se e ardhmja e tij është e garantuar te Bazeli.