e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bayern luan 'play-station'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bayern luan 'play-station'
Bajerni shkatërroi 9-2 Hamburgun, një ndeshje që përsa i përket rezultatit ngjasonte më shumë me një lojë kompiuteri sesa një sfidë reale Bundeslige. Gjithsesi, ky rezultat i thellë nuk i shërben bavarezëve të festojnë titullin kampion 7 javë para fundit të kampionatit pasi Dormundi fitoi 2-1 ndaj Shtutgartit, duke e shtyrë festën e skuadrës Jupp Heynkess. Protagonisti i ndeshjes ishte Pizarro, që shënoi 4 gola ndërkohë që të tjerët u shënuan nga Robben (dy here), Shaqiri, Shweinsteiger dhe Ribery.