e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Batha dhe Vila lihen pushim, mungon kapiteni

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Batha dhe Vila lihen pushim, mungon kapiteni

Nën drejtimin e trajnerit Agostineli, Partizani ka vazhduar dje përgatitjet për ndeshjen ndaj Laçit, që do të luhet në fundjavë në transfertë. bathaMesfushorët Idriz Batha dhe Emiljano Vila janë lënë pushim nga stafi teknik, për shkak të problemeve të vogla që kishin në tendinë. Lojtarët nuk rrezikojnë dhe do të jenë në fushë në përballjen me kurbinasit.

Gjithashtu, në seancën stërvitore ka munguar edhe kapiteni Hoxha, i cili ishte i grumbulluar me skuadrën Kombëtare. Në skuadër janë rikthyer Bardhi dhe Fili që ishin gjithashtu të grumbulluar me ekipet përfaqësuese të moshave. Sa i takon pjesës tjetër të futbollistëve, ajo ka qenë e mirë dhe stafi teknik ka zhvilluar edhe një minindeshje brenda grupit, por pa përcaktuar formacionin për takimin e radhës.