e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Bardhi e ka me sulmin: Shpërdoruan shumë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Bardhi e ka me sulmin: Shpërdoruan shumë

"Rastet e shumta të shfaqura duhet të vlerësoheshin me më seriozitet nga lojtarët e Mamurrasit". Kështu e ka nisur prononcimin e tij për gazetën trajneri Sinan Bardhi.
Sinan Bardhi"Ndaj Adës na duheshin pikët e plota për t'iu afruar kësaj skuadre. Në këtë ndeshje kemi prodhuar një lojë të mirë, por që nuk shfrytëzuam rastet në portën kundërshtare.

Mungesa e sulmuesit Rezart Maho është ndier shumë, ndërsa i vetmi sulmues Laçka nuk ka bërë detyrën ashtu siç pritej. Sakaq, edhe Myrta është përpjekur të ndihmojë repartin ofensiv.

Tashmë, e gjithë vëmendja duhet përqendruar te ndeshja në fushën tonë ndaj Ilirisë, skuadër e cila duhet vlerësuar. Do të punojmë fort në rritjen e cilësisë te reparti sulmues, aty ka dhe ka pasur më shumë nevojë ekipi.

Gjithashtu, dua të falënderoj edhe tifozët që na mbështetën në transfertën ndaj Adës", shprehet trajneri Sinan Bardhi në prononcimin e tij për gazetën "Panorama Sport".

Përgatiti: Ahmet Zani