Barcelona humb 170 milion euro nga blerjet e deshtuara
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Barcelona është një nga ekipet që ka humbur më shumë para nga blerjet e lojtarëve që kanë dështuar në “Kamp Nou”, të cilët më pas është detyruar t’i shesë. Rasti me i fundit është ai me David Vijan, të cilin Barcelona e bleu për 40 milion euro nga Valencia, por u detyrua që ta shesë vetëm 5.1 milion euro tek Atletiko Madrid. Rasti më flagrant është me suedezin Zllatan Ibrahimoviç, të cilin e mori për 63 milion euro, ndërsa një vit më pas u detyrua të shiste tek Milani për një shumë modeste. Barcelona ka dështuar edhe me blerjet e Hleb, Çingriski, Kaseres, Henrike, Keirson dhe Maksi Lopez.