e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

146 gola ne vetem dy ndeshje, trukimet tronditin Nigerine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
146 gola ne vetem dy ndeshje, trukimet tronditin Nigerine

Krerët e futbollit nigerian kanë nisur hetimet për trukime të rezultateve, pasi në dy ndeshje futbolli u shënuan në total 146 gola.  Skuadra Police Machine FC, mposhti 67-0 Babayaro-n, ndërsa rivalët e tyre të Divzionit të katërt amator, Plateau, shkatërruan 79-0 skuadrën e Akurba-s. Të dyja skuadrat që bënë fitoret e paimagjinueshme, luajtën ndeshjet e fundit të kampionatit me pikë të barabarta, por vetëm njëra prej tyre do të mund të merrte pjesë në play-off.  Në këtë mënyrë hyn në lojë golavarazhi, dhe kështu, parimisht i takon Pateau-t të luajë në play-off për t’u ngjitur një kategori më lart.

Shefi i Federatës Nigeriane të Futbollit, Mohammed Sanusi u shpreh mjaft i irrituar me këto rezultate aspak realiste.

“Ky është një turp. Këto rezultate janë të papranueshme. Do të ndërmarrim sanksione nga më të ashprat”, përfundoi ai.

Mësohet se ekipi i gjyqtarëve për të dyja ndeshjet është pezulluar. Hetimet ndërkohë kanë filluar dhe pritet të ketë edhe arrestime.