Baloteli organizon nje superfeste, pritet sot kalimi tek Milan!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
AC Milan duket se më në fund ia ka dalë të largojë nga Machester City, Mario Balotelin. Njoftimi për kalimin e tij tek Milan pritet të bëhet sot. Sipas The Sun, Baloteli ka organizuar një natë më parë një festë të madhe në shtëpinë e tij, ku ka ftuar të gjithë miqtë, me rastin e largimit nga Manchester. The Sun, shkruan se Baloteli ka bërë njoftimin gjatë festës, duke u thënë atyre se do të shkojë në San Siro, duke lenë pas momentet shumë të diskutueshme të tij gjatë qëndrimit në Etihad.
Baloteli, iu bashkua “qytetarëve” në gusht të 2010-tës, por së fundi marrëdhënie e tij me trajnerin, Mancini ka qenë shumë e paqëndrueshme. Nuk dihet ende se në çfarë nivelesh është arritur marrëveshja, dhe nëse kjo e fundit mund të përfshijë edhe një transferim të mundshëm të Kevin Prince Botaeng tek Man City.