Balla: 17.5 mln leke vajza e Berishes i merr nga ambientet me qira
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Deputeti socialist Taulant Balla ka vijuar dje publikimin e fakteve mbi pasuritë e Kryeministrit, familjarëve të tij dhe kabinetit qeveritar. Këtë radhë, deklarata e tij u fokusua te vajza e Kryeministrit, e cila, sipas tij, fiton shuma marramendëse në muaj nga tre apartamente që ajo disponon në kryeqytet. Balla ka denoncuar me anë të fotografive dhe vilën superluksoze që Argita Berisha po përfundon në Gjirin e Lalzit. Sipas deputetit socialist, 17.5 milion leke në muaj përfiton vajza e Kryeministrit nga pasuritë e saj të dhëna me qira, shuma të cilat mund të ishin përdorur për qytetaret në nevojë, duke nisur që nga pensionet e invalidëve.
“Një shumë tjetër mjaft e madhe, për standardet e të gjithë shqiptarëve, jo për standardet e oborrit të pushtetit, sigurohet edhe nga qiratë dhe pronat e paluajtshme që kjo zonjë disponon në të gjithë Tiranën e madje edhe më tej. Siç mund të shikojmë nga vetë deklarimi i pasurisë së zonjës në fjalë, ajo përfiton 42 milionë lekë në vit nga qiratë marramendëse.
“Janë tre apartamente super luksoze në Tiranë, në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, aty ku jeton edhe babagjyshi Kryeministër; në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’; dhe tek ETC, të cilat janë prona të zonjës Berisha dhe që ajo thotë se i ka dhënë me qira. Dhe çfarë qirash mblidhka: 900 Euro në muaj, 1170 Euro në muaj dhe 1450 Euro në muaj. Për t’ju treguar më qartë shqiptarëve të thjeshtë dhe me plot halle se cila është diferenca e vërtetë ndërmjet tyre dhe vajzës së kryeministrit”, u shpreh Taulant Balla.