e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Auzilio: Interi meriton notën gjashtë, Mançini do qëndrojë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Auzilio: Interi meriton notën gjashtë, Mançini do qëndrojë

Edhe pse nuk ia dolën që të përmbushnin objektivin e madh, sigurimin e një bilete për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, Piero Auzilio është treguar zemërgjerë duke mos "ngelur" në klasë punën e bërë nga skuadra. piero auzilioDrejtori sportiv i Interit gjatë një interviste të dhënë në emisionin "Radio Anch'io lo Sport" pranoi se që tani i kishte të qartë objektivët sa i përket merkatos.

Objektivi

"Duhet të tentojmë që të futemi në Ligën e Kampioneve, edhe pse në dispozicion kemi shumë pak ndeshje. Kampionatit që kemi bërë deri më tani do t'i vija notën 6. Nuk mund të jem më i ashpër duke qenë se përpara Interit renditen ekipe që kanë qenë konstante për disa vite. Kampionati tregon gjithçka. Në fund, tabela e klasifikimit reflekton potencialin e skuadrave".

Ambicia e Moratit

"Di shumë pak rreth asaj që do të bëjë Morati në të ardhmen, pasi merrem me gjëra të tjera. Kam punuar shumë mirë dhe Moratin dhe të njëjtën gjë po bëj edhe me Tohirin. Presidenti na ka thënë se do të largohet dhe ne po e programojmë të ardhmen bashkë".

Merkato e janarit

"Për Ederin ende nuk i kemi shpenzuar paratë, do ta bëjmë pas dy vitesh. Ne e kemi huazuar për dy vite me detyrim blerje pas dy vitesh. Paratë që kemi marrë nga largimi i Guarinit ende s'i kemi shpenzuar. Preferuam që të merrnim një sulmues, pasi kishim shumë vështirësi në shënimin e golave. Gjatë janarit nuk mund të merrnim një mesfushor, pasi nuk kishte në treg. Biglja? Është një lojtar që na pëlqen, por që Lotito kurrë nuk e ka vendosur në merkato".

Merkato verore

"Kemi vendosur që të riprogramojmë ekipin dhe këtë vit kemi marrë rezultate pozitive, pasi kemi plot 13 pikë më shumë krahasuar me një sezon më parë. Ne kemi vendosur që të ecim përpara me këta lojtarë dhe Mançinin. Por, nëse do të kemi mundësi që të afrojmë futbollistë të klasit botëror, do të futemi në merkato sërish. Ju them me siguri të plotë se trajneri do të qëndrojë. Interi gjithashtu ka firmosur një kontratë me UEFA-n dhe ne do të respektojmë rregullat e lojës sa i përket 'fair play'-t financiar".

Interi italian

"Më pëlqen shumë kjo ide dhe afrimi i Ederit është një sinjal i qartë. Ne do të mundohemi, por nuk është aspak e lehtë. Biabiani dhe Ikardi janë dy futbollistë që kanë ardhur në Itali prej vitesh dhe mund të konsiderohen italianë".

Kovaçiç e Ikardi

"Mateon e kemi blerë kur ishte ende shumë i ri. I rritëm vlerat dhe e shitëm te Reali për një çmim të lartë. Është shumë e vështirë që të refuzosh oferta të majme kur në lojë janë klube të mëdha. Sa i përket Mauritos them se është shumë i rëndësishëm për ne, prandaj nuk do të privohemi prej tij. Po bëjmë gjithçka që të kthehemi mes ekipeve më të rëndë- sishme të kontinentit".